Tepelenë, policia arreston babë e bir, u kapën me 48 kg kanabis

23 Korrik 2015, 11:29Kronika TEMA

Babë e birë janë arrestuar pasi u janë gjetur 48 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa” . Daut Caushi, 63-vjeç dhe djali i tij Artur Caushi, 38-vjeç, akuzohen për veprën penale të “ Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike”. Kanabisi i sekuestruar ëshrë bllokuar në cilësinë e provës ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Ndërkohë edhe në qytetin e Pukës janë arrestar dy persona të tjerë per kultivim të bimëve narkotike. Të arrestuar janë Roland dhe Klodian Mhilli, nga fshati Karmë, të cilëve iu janë gjetur rreth 600 rrënjë kanabis sativa. Policia asgjesoi bimët narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tyre, agjentët kanë gjetur edhe një armë të tipit pistoletë.

Deklarata e plotë e policisë

 Më datë 22.07.2015,nga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Narkotikëve,në bashkëpunim me efektivat e  Komisariatit të Policisë Tepelenë,mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ,kanë goditur nje tjeter rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së shtetasit Daut Caushi ,banues në fshatin Kamcisht Tepelenë, në afërsi të banesës së tij policia ka evidentuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 47.91 kg  lëndë narkotike ellojit Cannabis Sattiva.

 Në përfundim të veprimeve të para hetimore  është bërë arrestimi në flagrancë I shtetasve:

 Daut Caushi , 63 vjeç ,banues në fshatin Kamçishtë,Tepelenë dhe i biri, Artur Caushi, 38 vjeç ,banues në fshatin Kamçishtë,Tepelenë.

 Lënda narkotike u bllokua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të  mëtejshme

 

1 komente në “Tepelenë, policia arreston babë e bir, u kapën me 48 kg kanabis”

  1. gjon kruja says:

    me cfare do jetojne ata ne kamcisht?
    Edhe atje paskeni vajtur per te arresuar keta qyqar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje