Polici- Prokurori bashkëpunim për zbardhjen e falsifikimeve të pronave

23 Korrik 2015, 11:37Kronika TEMA

Ngritja e një taks force për të verifikuar pronat e përfituara me dokumente të falsifikuara ka qenë fokusi i mbledhjes së sotme të zhvilluar nga Kryeprokurori Adriatik Llalla. Në takimin që u mbajt paraditen e së enjtes morën pjesë Drejtoresha e agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Sonila Qato, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Haki Cako dhe përfaqësues të Avokaturës së Shtetit.

Ky takim vjen pak ditë pas prezantimit nga qeveria të reformës për kthimin dhe Kompesimin e Pronave. Sipas qeverisë kjo cështjeje do të zgjidhjet brenda 10 viteve. Kryeministri Rama gjatë prezantimit të reformës tha se do të vendoset një balancë e drejtë mes interesit publik dhe interesit të pronarëve.

1 komente në “Polici- Prokurori bashkëpunim për zbardhjen e falsifikimeve të pronave”

  1. Flutura says:

    Me ne fund do shkoj prona tek i zoti dhe hajduti ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje