Droga në pyllin e Divjakës/ Piloti Riformato: Nuk kam lidhje me drogën, ulja e avionit e detyrueshme

24 Korrik 2015, 08:41Kronika TEMA

Piloti italian Giorgio Riformato, ka dëshmuar për herë të parë para drejtësisë në lidhje me incidentin në plazhin e Divjakës. Riformato ka thënë para trupës gjykuese se nuk ka asnjë lidhje me sasinë e drogës së gjetur në pyllin dhe se ulja e avionit ka qenë e detyrueshme.

“U gjenda në mesin e një vorbulle ajri dhe nuk po arrija ta mbaja nën kontroll avionin. E vetmja zgjidhje që të shpëtoja jetën time, ishte të bëja ulje të detyruar dhe zgjodha të ulem në Divjajkë”, mësohet të ketë thënë piloti italian në dëshminë e zbardhur nga “GSH”.

Duke pretendur pafajsinë e tij Riformato ka theksuar se, “Nuk kam asnjë lidhje me sasinë e drogës në pyll, ndaj vendosa të përballem me drejtësinë , duke kundërshtuar çdo provë që prokuroria pretendon se ka kundër meje”.

Për këtë ngjarje janë nën arrest 7 persona, Giorgio Riformato, Sajmir Bajrami, Mereglen Ymeraj, Kristian Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili, të cilët akuzohen për “trafik të lëndëve narkotike,në tentativë”. Avioni i tipit “Piper” u rrëzua në plazhin e Divjakës më 10 maj 2014 , në tentativë për të trafikuar rreth 300 kilogramë kanabis sativa drejt Italisë.

3 komente në “Droga në pyllin e Divjakës/ Piloti Riformato: Nuk kam lidhje me drogën, ulja e avionit e detyrueshme”

  1. I LOVE CANNABIS SATIVA&INDICA says:

    Po si e vertetuat “”tentativen””o gazetare te vobekte.Apo ua tha filxhani i kafese?! Akuza ka barren e proves per te vertetuar cdo rrethane.

  2. salem says:

    Gopin e semes.Keta italiane na i sollen te gjitha marifetet e droges dhe si mund te shmangesh drejtesise.
    Si u gjend “rastesisht gjithe ajo sasi?”.Po ata shqiptaret e kapur qe thone ndryshe?

  3. , says:

    HO-HOHAHO-HAHAHAHAHAHAHAHHAAHHAHA

    KUJT I INTERESON KJO TEME SOT

    OH I SHKRETI POPULL NE DOR TE KUJT KA REN

    SAFARI AFRIKAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje