Arrestohet nëna që i coi në qeli djalit lëndë narkotike

24 Korrik 2015, 14:04Kronika TEMA

Policia ka arrestuar 58-vjeçaren, e cila në çantën e ushqimeve që i dërgonte djalit të saj në burg i futi edhe një sasi lënde narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”.

Specialistët Kundër Narkotikëve të Elbasanit kanë ndaluar shtetasen Fatime Fregjaj, e cila tentoi të futë në burgun e Peqinit “Cannabis Sattiva”.

Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje