Një 20 vjeçar është plagosur rëndë pas një konflikti me një person tjetër paraditen e 24 korrikut në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë një pike servisi në lagjen numër 14 në Shkozetit. I plagosuri është shtetasi Xheni Peposhi, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, raporton Ora News.
Sipas dëshmimtarve dy të rinjtë janë konfliktuar njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Peposhi.
20-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për indetifikimin dhe arrestimin e tij.