Arrestohen 18 persona, sekuestrohet 1.5 kg heroinë, kokainë dhe kanabis

24 Korrik 2015, 16:51Kronika TEMA

Një aksion i policisë së Korcës ka cuar në arrestimin e 18 personave dhe sekuestrimin e një sasie prej 1.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine, një sasie kokaine, një sasie Canabisi.

Operacioni i koduar” Konvikti” u realizua nga sektori kundër narkotikeve në policinë e Korçës.

Mësohet se lënda narkotike fshihej në nga ambientet e ish-konviktit ku sot jetojnë familje të pastreha. Konvikti ndodhet pranë shkollës “Demokraci” në qytetin juglindor, që njihet si një zonë problematike.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një bazë të grumbullimit të lëndës narkotike.

Ende nuk ka të dhëna nga policia për identitetin e personave të arrestuar, ndërsa mësohet se këta ishin nën hetim prej muajsh.

1 komente në “Arrestohen 18 persona, sekuestrohet 1.5 kg heroinë, kokainë dhe kanabis”

  1. Shkolla “Demokracia” ne Korce, dhe Droga e fsheur ne gjirin e Demokracise. Morali:PD nuk miratoi Ligjin per Arsimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje