Plagosja në Shkozet/19-vjeçari Pepoçi i kishte qëlluar më herët me shkop bjesbolli vëllain me epilepsi

25 Korrik 2015, 08:58Kronika TEMA

“Të më kishte qëlluar mua do ta kisha falur, por fakti që ka qëlluar pas krahëve vëllain tim të sëmurë, nuk ia fal sa të jem gjallë”.Kështu mendohet se është zotuar 20 vjeçari Endri Lushaku, i cili plagosi dje me armë zjarri mikun e tij Xheni Pepoçi.

Sherri mes dy të rinjve ka nisur pak muaj më parë, pasi 19 vjeçari Pepoçi kishte qëlluar me shkop bjesbolli vëllain e autorit Samuel Lushaku, 16 vjeç, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë, shkruan gazeta “Panorama”.

Pas këtij konflikti edhe familjet i kanë prishur marrdhëniet dhe nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Situata ka agravuar ditën e djeshme në një servis makinash në zonën e Shkozetit , ku autori Endri Lushaku ka qëlluar me plumb në bark, shokun e tij Xhemi Pepoçi.

Për këtë krim janë vënë në pranga dy vëllezërit Lushaku.

5 komente në “Plagosja në Shkozet/19-vjeçari Pepoçi i kishte qëlluar më herët me shkop bjesbolli vëllain me epilepsi”

  1. Tomorri says:

    Ngordhini ne burg se kafshet nuk mund te integrohen kurre ne jete normale ,duane shume shekuj per kete.

    1. Xhemi says:

      Ti kafsh je vet hapi syt mir lexo se ca thon mediat mir pastaj komento..shum mir ja ka bere ka mar hakun e vellait 15 vjec te semure..po te ishe ti ne vendin etij normal qe do beje dicka.Esht kollaj ti fajsosh te tjeret…<

  2. Katunari says:

    I lumtë dora.

  3. Shqip says:

    A ka mundesi mos ta perdorni me kete fjalen “AGRAVUAR” por shkruani fjalen shqip “RENDUAR” ose “PERKEQESUAR”.

  4. Tema says:

    Më kujtohet dhe mua në mosh të vogël incidente të tilla me budallenjt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje