Pas tragjedisë së rëndë në familjen Cicani në Korçë ku si pasojë zjarrit humbën jetën tre anëtarë të saj, të afërmit që jetonin në të njëjtën pallat, kujtojnë mes tronditjes momentet e tmerrit që kanë përjetuar.
Liljana Cicani kunata e viktimës, mes lotësh rrëfen makthin e përjetuar për t’iu shpëtuar flakëve.
“Kjo është dhoma brenda së cilës po flinin gjumë tre pjesëtarët e familjes Cicani në momentin që banesa e tyre u përfshi nga zjarrit.
Hyn burri e shkallmon derën. Ishte e tmerrshme tymi që ka dalë më vrull të madh, asfiksia që ka pësuar në këto momente, marrje mëndësh dhe ishte e pamundur që të hyje.
Kam marrë fëmijën tim e tmerruar ndërkohë që burri mundohej të shuante zjarrin. Kam marrë fëmijët pasi njëri, djali flinte me murin ndarës ndërmjet të dyja dhomave dhe djalin tjetër m’i kanë marrë komshinjtë.
Për momentin unë kam qenë e shqetësuar, e tronditur sepse është tragjedi ta mendosh”, thotë Liliana.
Në muret e kësaj banese mëse 100-vjeçare përveç amortizimit tashmë rëndon edhe pesha e flakëve që u morën jetën 3 personave duke bërë që atje të bëhet e pamundur jetesa.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes Esmeralda Cicani, 52 vjeçe dhe dy fëmijët e saj vajza Kristina 20 vjeç dhe djali Tedi 18 vjeç ndërruan jetë në mënyrë tragjike teksa flinin në shtëpinë e tyre, e cila u përfshi nga flakët.
O zot sa vdekje e tmershme.
Çfare osht kjo jete???
Sot je ,neser largohesh pergjithmon.
Perenija i dergofte ne parajse.
Femijet si engjuj…
Shum dhimbje e madhe ta mendosh…
Eshte e tmerrshme…vertet tragjike….Bashkia Korce te vere dore tek keto familje qe jetone si ne mesjete…Le te beje disa pune publike me pak dhe te sistemoje keto familje qe mesa duket…shteti i ka braktisur dhe jetojne ne keto kushte mizerabel…Kush e mban pergjegjsine per jetet e humbura…ne keto banesa te renuara nuk eshte vene dore prej 25 vjetesh…dhe sa e sa familje te tjera jetojne ne keto kushte….le te ndihmoje keto familje do te jete ne nderin e saj mos valle duhet te prese bashkia te bjere zjarri dhe neper banesa te tjera qe te zgjohet…Familja ne fjale me tre viktima i kishte mundesite per te mare pallat ne monizem…po nuk e ka bere se kishin drejtesi njerzit dhe ndergjegje…po sot s’ka ngelur poltikan edhe nje punonjes i thjeshte i adminstrates pa vila shumkatshe…ketu eshte edhe ndryshimi ndermjet atyre monisteve te djeshem dhe demokorrupsionit te sotem…
Tragjedi ,ngushellime familjes e te afermeve te viktimave,shpirtrat e ture u prehshin ne parajse
Ngushellime te sinqerta Aleksandrit,njeriut te mire qe e kam njohur nga afer,beju i forte e ju qofte dheu i lehte.Nga Australia e larget
Shume faleminderit per ngushellimet une qe po shkruaj jam nipi i aleksandrit dhe ishte vertet nje tragjedi ajo qe ndodhi tre jete te shuara vetem nga elekroshtepiake te lena ndezur dhe nga fati i ture i zi perseri faleminderit per ngushellimet.
U prehshin ne paqe shpirterat e tyre …
Pakujdesi injorance.