Tritol makinës, policia dyshon për inskenim

25 Korrik 2015, 10:22Kronika TEMA

Një makine në pronësi të një 24-vjeçari i është vënë tritol gjatë natës.

Ngjarja u shënua rreth orës 23:20 në lagjen “Gur Kuqe” të Krujës  në makinën tip Renault të Armando Cenjës, banues në Fushë-Krujë.

Fatmirësisht nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale, pa asnjë të lënduar për shkak se makina ka qenë e parkuar dhe pa njeri brenda.

Por nga hetimet paraprake që policia ka kryer deri më tani, nuk përjashtohet mundësia që ky atentat të jetë i inskenuar nga vetë pronari i makinës.

Kjo është një pistë e mundshme ku policia ka fokusuar hetimet. Një pistë tjetër, është edhe ajo e problematikave që 24-vjeçari mund të ketë pasur me persona të tjerë.

Pronari i makinës është shprehur për grupin hetimor se e kanë kërcënuar disa herë në telefon.

Armand Cenja ka në pronësi një dyqan celularësh.

1 komente në “Tritol makinës, policia dyshon për inskenim”

  1. Tema says:

    2OO iranianët (muxhajdin) dhurat e berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje