Policia e Shkodrës vijon aksionet antikanabis në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë asgjesuar 46 parcela të mbjella me 3801 rrënjë bimë narkotike, kanabis sativa.
Lënda narkotike është asgjësuar është kapur në fshatrat Benë dhe Drishtë.
41 parcela me 3291 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nëpërmjet djegies në malin e fshatit Benë të Shkodrës, ndërsa fshatin Drishtë u gjetën 5 parcela me 520 rrënjë. Një pjesë e tyre është marrë në cilësinë e provës material.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kanë kaluar edhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Fidanishte dështake