Masakroi bashkëmoshatarin në Itali, vetëvritet nga turpi daja i Mario Memës

26 Korrik 2015, 07:58Kronika TEMA

Daja i Mario Memës, bashkëpunëtori i Igli Metës, i cili masakroi bashkëmoshatarin e tij, Ismail Lullit në Itali, i ka dhënë fund jetës në Shqipëri për shkak të turpit nga veprimi i nipit.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat italiane nëna e Marios.

“Im vëlla u vetëvra sot”, ka thënë Vera Mema. Mësohet se daja i adoleshentit është gjetur i vetëvarur nga i biri 12-vjeçar.

Ajo nuk i beson versionit të Igli Metës për përfshirjen e djalit të saj në krim.

“Pas një jave ndërroi qëndrim. Mario është një viktimë. Igli kishte përgatitur gjithçka vetë, përse të fajësohet im bir”, ka thënë ajo.

3 komente në “Masakroi bashkëmoshatarin në Itali, vetëvritet nga turpi daja i Mario Memës”

  1. komunalja says:

    Kush e ha, do jetoje ne parajase!

  2. Tema says:

    Në ktë rast duhet lënë drejtësia të bëj dritën e duhur

  3. trapi says:

    HAJDE DAJE TRAPI…NIPI VRAU DAJA SHKOI TEK ARAPI…NA VJEN KEQ QE TE NDODHI KESHTU MER DAJE…E EMA JEP KONFERENCA…TI VRET VETEN,,,,ME NJE MBIEMER NUK JENI…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje