Zjarri në pyjet e Belishovës, avion dhe helikopter për shuarjen e flakëve

26 Korrik 2015, 14:10Kronika TEMA

Drejtoria e Emergjancave Civile ka angazhuar një avion dhe një helikopter për fikjen e 4 vatrave të zjarrit në zonën e Belishovës në Fier.

Avioni do të niset nga aeroporti i Kuçovës për në vendngjarje , pas 20 minutash. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar rreth 50 hektarë pyje në këtë zonë.

Prej dy ditësh forcat e emergjencave civile janë angazhuar për fikjen e zjarrit nga toka, por lokalizimi i tyre ka qenë i pamundur.

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin janë hapur disa vatra zjarri , kryesisht në jug.

2 komente në “Zjarri në pyjet e Belishovës, avion dhe helikopter për shuarjen e flakëve”

  1. qytetari says:

    Po po, Keta te Emergjencave ta fikin zjarrin, shyqyr qe hyn ushtria thuaj se perndryshe do ishte dhjere puna fare….. bravo ushtria, Ju lumte…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje