AKEP: Operatorët celularë nuk mund të bëjnë përgjime për llogari të kurrkujt

26 Korrik 2015, 15:52Kronika TEMA

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i ka bërë të qartë kufijtë e lejuar për operatorët lidhur me informacionin që mund të mbajnë për pajtimtarët, si dhe për rastet kur lejohet përgjimi, që në fakt është e përcaktuar me ligj.

Në rregulloren e AKEP u kërkohet operatorëve të tregut celular dhe më gjerë, që të marrin masat e nevojshme për të siguruar rrjetet e tyre. Pak muaj më parë, ky institucion kërkoi nga operatorët që të detajonin në një raport masat që kishte secili prej tyre për të ruajtur privatësinë dhe integritetin e rrjetit.

AKEP bën të qartë se operatorët nuk mund të bëjnë përgjime për llogari të kurrkujt, përveçse në rastet që e përcakton ligji, raporton “Panorama”. E njëjta rregullore përcakton edhe si do të trajtohen rastet e incidenteve, ku informacioni mund të rrezikojë të rrjedhë duke sjellë kështu pasoja për abonentët. Në të gjitha rastet, AKEP ka përcaktuar procedurat që do të ndiqen për të minimizuar pasojat.

Rregullat e AKEP:

4 komente në “AKEP: Operatorët celularë nuk mund të bëjnë përgjime për llogari të kurrkujt”

  1. ananananananannannanana says:

    Lajm idiot!

    1. Argita_B says:

      Lajmi nuk eshte idjt ana po eshte jo i plote, si shpesh jere gazetari esjte mjaftuar me nje “copy past” dhe nuk ka punuar per te sjelle nje lajm te dobijshem per lexuesin. Nese operatoret shkelin konturet e percaktura me ligj per pergjimet e pa autorizuara pra shkelin te drejten e konfidencialitetit te te dhenave private te shtetaseve shqiptare, cilat jane pasojat per ta, çfare parashkon lifji per ndeshkimin e shkelesit te ligjit, panal, civil…?! Nje gazetar qe nuk ka as minimumin e kultures se pergjitheshme nuk ka se me çfare te shuaje kureshtjen e lexuesit.

  2. Tema says:

    Përgjohen analfabetët.

  3. , says:

    C’eshte ky popull kaq naiv mer amon ,
    qe lujn kart cdo mashtrues me te shkretin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje