Vuçiç: Marrëdhëniet me Kosovën nuk cënohen edhe për faktin se janë përmirësuar raportet me Shqipërinë

28 Korrik 2015, 10:40Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për të përditëshmen gjermane, “Süddeutsche Zeitung” se pavarësisht se shteti i tij nuk e njeh Kosovën, kjo nuk e ka penguar rajonin të ruajë stabilitetin.

I pyetur nëse do të çonte në referendum ndryshimet kushtetuese për statusin e Kosovës, Kryeministri serb  tha se populli serb nuk do t’a pranonte kurrë një gjë të tillë.

Por sipas tij, marrëdhëniet mes palëve nuk do të cënohen, edhe për shkak të përmirësimit të raporteve me Shqipërinë.

Vuçiç kujton vizitën e Ramës në Beograd, menjëherë pas ndeshjes së futbollit nëntorin e kaluar si shembull për përmirësimin e klimës në Ballkan, ndërsa konfirmon se do të vijë në Shqipëri për takimin e kthimit të kulifikueseve të Euro 2016.

Gjatë vizitës së tij në Bavari, ku është takuar me kryeministrin e Landit Hërst Zehofer, dhe investitorë të ndryshëm vendas, Vuçiç ka kërkuar më shumë mbështetje për Ballkanin, ndërsa ritheksoi edhe një herë që Serbia i mban sytë nga Bashkimi Europian dhe jo nga Rusia.

Në lidhje me problemin akut të emigrantëve, Vuçiç propozoi në Bavari që Gjermania të japë më pak mbështetje financiare për azilkërkuesit, të cilët duan të përfitojnë sa më shumë nga skemat sociale të shtetit më të fuqishëm të Bashkimit Europian.

7 komente në “Vuçiç: Marrëdhëniet me Kosovën nuk cënohen edhe për faktin se janë përmirësuar raportet me Shqipërinë”

  1. Timi says:

    Ky flet bukur…por nuk i takon fare te marre pjese ne paqen e Ballkanit sepse eshte kelysh i naciobalizmit barbar serb. Ky ka qene ideatori i masakrave serbe be Bosnje e me rradhe…do ishte mire qe Serbia te zgjidhte nje njeri te paperlyer me krimet e luftes.

    1. Klimax says:

      Ne qoftese do e shikojme problemin ne kete prizem atehere duhet pare ne kompleks tek te gjithe politikanet e sotem qe jane ne pushtet ne vendet e Ballkanit dhe ne vecanti ne vendet e ish-Jugosllavise.
      Pra nuk mund te perjashtosh nje kryeminister te nje vendi nga paqja ne Ballkan kur;
      se pari, eshte kryeministri i zgjedhur demokratikisht nga qytetaret e vendit te tij dhe si i tille ka te drejten dhe detyrimin per te mbrojtur interesat e vendit dhe te popullit te tij,
      se dyti, eshte distancuar duke kerkuar falje per periudhen qe i sherbente regjimit Miloshevic politikisht dhe natyrisht qe nuk mori pjese ne raprezaljet ushtarake serbe ne Bosnje dhe zona te tjera,
      se treti, ka treguar se kerkon nje politike te re paqeje e mirekuptimi reciprok me fqinjet si ne takimet historike ne Beograd e Tirane me Edi Ramen,
      se katerti, ne Kosove pushteti politik eshte ne duart e ish grupimive te UCK-se te cilet faktikisht pervec korrupsionit te periudhes se pas luftes akuzohen nga gjykata nderkombetare per krime lufte.
      Pra, a nuk do te ishin bisedimet e paqes nga te dy krahet me te besueshme ne qoftese Kosova nuk do te perfaqesohej nga keta politikane te perlyer me krime lufte?
      Ne qoftese do i quajme heronj sepse “luftuan” serbin atehere luftetaret e PKK-se ne trekendeshin Turqi-Siri -Irak dhe luftetaret e Hamas ne Gaza qe luftojne per lirine dhe pavaresine e Kurdistanit njera organizate dhe Palestines tjetra, c’fare jane, heronj apo terrorista?
      Dhe a kane te drejte keto organizata ne qoftese do te ulen ne bisedime paqeje qe te mos pranojne ne tavolinen e bisedimeve qeverine turke apo izraelite sepse kane urdheruar bombardime me viktima te shumta ndaj forcave kurde, njera qeveri, apo palestineze, tjetra?

      1. gene says:

        Kush je ti qe i paske vene vulen fajesise se UCK?!

  2. Tema says:

    Vetëm me luft vijn në mënd sërbt.

  3. koco says:

    po eshte per te ardhur keq , qe edhe vete Shteti e qeveria e Shqiperise duhet te ngelen peng e mendesise se kosovareve , te cilet ne shume raste kane mendesi te shikojne dhe udhehiqen nga e shkuara , konfliktet , gjakesia , kryenecesia ,Kanuni gjakesor . Prandaj puna e shtetit dhe qeverise shqiptare e cila ne fakt po ben shume mire detyren e kembengul per nje vizjon te ri integrues dhe lene pas te shkuaren,duke mare per model mardhenjet Franko – Gjermane . prandaj duhet te jete detyra e qeverise , parlamentit te Kosoves ta mirkuptojne misjonin dhe besimin e dhene shtetit shqiptar per te bere e luajtur edhe rolin e ” Pajtuesit te Gjaqeve ” midis dy shteteve e midis popujve te tyre . sepse jane te shumte komentues koke palare kosovare , qe nuk kuptojne e deshirojne integrimin e kosoves por qe me mendesine e tyre te mbajne peng edhe Shqiperine . Kemi nje perballje ndermjet dy mendesive asaj qe ka per baze Injorancen , Kanunin ,Konfliktin , Gjakesine . dhe mendesine e lenjen pas te se shkuares, ne sherbim te se ardhemes se perbashket me te mire te cilat kane per baze dijen kulturen , permiresimin e Mardhenjeve reciproke , mirkuptimin dashurine , vllazerim e Paqen ne Rajon e me gjere .

    1. Pelasgian says:

      po KOCO po ….po vetem ka nji problem “icik” te vogel!

      Problemi eshte qe “serbia” nuk pranon krimet ashtu si Gjermania

      Problemi eshte qe nuk pranon Kosoven e lire ndryshe nga Gjermania qe nuk e pretendon me Alsacian

      Kapish Koco ???

  4. informatori says:

    Bravo Koço !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje