Debati për refugjatët/Nga oferta për emigracion deri tek futja e vizave

27 Korrik 2015, 11:38Rajoni TEMA

Në debatin për refugjatët nga Ballkani Perëndimor politikanët e partisë socialdemokrate (SPD) dhe ekologjistët tërheqin vëmendjen, që ҫështja të diskutohet në mënyrë konstruktive.

 

E ngarkuara e qeverisë federale për migracionin, Aydan Özoguz (SPD) i bëri thirrje partisë kristinsociale (CSU), që të heqë dorë nga nxitja e frymës kundër refugjatëve. Në sfondin e rritjes së vazhdueshme të numrit të refugjatëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor kryeministri i Bavarisë Horst Seehofer (CSU) u shpreh se po “abuzohet me azilimin” dhe shpalli “masa më rigoroze”.

Kërkesat për azil të shqiptarëve, kosovarëve dhe malazezëve normalisht nuk kanë shanse për njohjen e statusit. Ndaj CSU kërkon, që të hapen qendra përkatëse për strehimin kalimtar të atyre refugjatëve, që nuk kanë perspektivë të pranohen për të qendruar.

Özoguz i tha gazetës “Tagesspiegel” (numri i së dielës) se mund të diskutohet për qendra pranimi të përkohshëm, në të cilat kryesisht të strehohen azilkërkuesit nga Ballkani, por “nuk shkon aspak që të përdoret retorika e ngjalljes së frikës dhe të flitet për kampe dëbimi, në të cilat të vlejnë standarde minimale trajtimi.”

Kryetari i partisë ekologjiste Cem Özdemir shprehu mirëkuptim për njerëzit nga Balkani Perëndimor, që vijnë në Gjermani, Sipas tij qereria duhet të angazhohet për të luftuar shkaqet e migracionit në vendet e origjinës së refugjatëve. Özdemir, tha, se: “njerëzit vijnë, sepse ka arsye». Ai tha në intervistë për radion kombëtare gjermane “Deutschlandfunk” se dëshiron që më fund “qeveria të merret me këtë”.

Qeveria federale gjermane shtetet si Maqedonia dhe Mali i Zi do t’i nxisë që të luftojnë shkaqet e migracionit. Kancelarja Angela Merkel (CDU) dhe të tjerë politikanë të koalicionit qeveritar u kanë bërë të qartë këtyre vendeve, se: “Duhet të kujdeseni, që qytetarët tuaj të trajtohen si duhet, që njerëzit qofshin ata homoseksualë apo romë duhet të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre, të kenë një punë dhe të mos diskriminohen.” Sepse sipas tyre, kush do të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, nuk ka vetëm të drejta, por edhe detyrime.

Kreu i CSU Seehofer i mbron planet e tij të diskutueshme të partisë së tij. “Nuk ka kuptim, që azilkërkuesit nga Ballkani të regjistrohen, të shpërndahen në të gjithë Gjermaninë dhe pas kësaj sërish të bashkohen në një vend për t’u kthyer në vendet e origjinës”, tha Seehofer. “Eshtë logjike, që azilkërkuesit nga shtete të sigurta të mbahen bashkë në qendra të përkohshme pranimi.” Sipas tij, kjo mundëson “një proces kompakt, për t’i kthyer shpejt azilkërkuesit, që nuk mund të pranohen”. /DW/

5 komente në “Debati për refugjatët/Nga oferta për emigracion deri tek futja e vizave”

  1. coli says:

    bani cfar te doni se ballanit i ka hy flaka kane mbet vetem pleq e plaka e troje te thata me demokracine qe ndertoi marrja saliKaka e te tjere

  2. flamur says:

    Po more po, ktheni europianët e merrni zezakët nga Italia dhe mjekëroshët nga Siria e Iraku dhe e keni rregulluar punën. Prandaj është bërë Gjermania lëmsh mbushur turq, arabë e afrikanë që as integrohen e as punojnë.

    1. Flutura says:

      Mos shiko se cfare bejne ca komuniste te qelbur qe i thone vetes politikane ne Gjermani. Populli gjerman nuk do asnje: as arabe, as zezake e as ballkanas.

  3. shqiptar says:

    flutura duan apo sduan Europa eshte mbushur per 50 vjet te bardhet ka rrezik behen minorance do i kerkojne rracat nga ballkani kur tu bejne sirianet afganet arabet zezaket nga 10 femije po do jete vone

  4. taip shkodrani says:

    S.P.D.Si gjidhnji pro azilantve ,per njerzit qe kerkojne azil ne Gjermani ose ne vendet e EU . Shume prej tyre kane shitur shtepi dhe cfare kane per te mbijetuar , detyrohen te kerkojne azil dhe sikur nje vit ti mbajne jane te knaqur .Kjo eshte si rrezultate i politikave te flliqura dhe amatore te vendeve si Shqiperia , Kosova ,Mali Zi ,bejne me popujte e tyre .Kryeministri Kosovar i shkruan Merkelit qe azilantet qe i mbani ne Gjermani ti ktheni , dhe se padrejtsishte na e mbani rinine Kosovare atje . Sikure ,dhe po ti kthejne ,mashtron ,se i siguron ., pune dhe mirqenie .Kurse kryeministri Shqiptar harron se vete ka kerkuar asil disa here , kohe perpara ,dhe se eshte dakorte ti prese azilantet e kthyer ,duke mos i krijuar as edhe nje shans per pune qe te mbijetojne . Politika Europiane nuke eshte e drejte te perkrahe CSU ; CDU duke i kthyer azilantet ne vendet e tyre pa asnje shprese per te mbijetuar, sepse duke mos pasur shprese ,ato do jene te detyruar te bejne gjera te kqija dhe te mbushen dhe mbingarkohen burgjet sic po ndodhe sote ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje