Andrea Capussela: Elita politike kosovare, grabitqare dhe autoritare

25 Korrik 2015, 16:04Rajoni TEMA

Pas akuzave shtruar liderëve kosovarë nga gazetari amerikan Chuck Sudetic, edhe Andrea Capussela drejtori i njësisë ekonomike të Zyrës Civile Ndërkombëtare, kritikon Kosovën në Politico.eu.

Gazetari amerikan Chuck Sudetic me 22 korrik pati publikuar në portalin e lajmeve Politiko.eu, një artikull të titulluar “Të fortët që udhëheqin me Kosovën”, ku e adreson gjendjen në Kosovë dhe debatin aktual në Kuvend për krijimin e Gjykatës Speciale.

Më pas kongresisti amerikan Elitot Engel në po të njëjtin portal, ka publikuar një shkrim reagues ku i referohet artikullit të gazetarit Sudetic dhe ka thënë se argumentet dhe deklaratat e tija ishin të pabazuara.
Ndaj shkrimit akuzues të gazetarit amerikan ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, konkretisht Arban Abrashi, zëdhenës.

Abrashi në Politico.eu, kishte shkruar se Sudetic iu referohej burimeve anonime dhe se i kishte ekzagjeruar rrethanat duke përdorur cilësime inflamatore. Ministri dhe njëherit zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, në reagimin e tij i kishte cilësuar si skandaloze dhe raciste vlerësimet e Sudetic, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, në vazhdën e shkrimeve për gjendjen aktuale në Kosovë, sistemin politik dhe strukturën udhëheqëse të saj, në Politico.eu ka shkruar Andrea Capussela, një zyrtar ndërkombëtar i cili në fund të muajit mars ishte vënë në krye të njësisë ekonomike të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO – Zyra e përfaqësuesit special të Bashkimit Europian që për qëllim kishte implementimin e planit të Marti Ahtisaarit).

Ky është shkrimi i plotë i Andrea Capussela i publikuar në Politico.eu:

Kongresisti Engel gabohet për demokracinë kosovare. Elita e saj politike është grabitqare dhe autoritare
Në letrën “Kosova ka nevojë për përkrahjen e SHBA-ve dhe B-së të datës 22 korrik, kongresisti amerikan Eliot Angel, ka argumentuar se “Freedom House e ka ranguar Kosovën në mesin e “Demokracive Parlamentare”.
Kam frikë se ai gabohet, dhe jo vetëm pse kërkimi im në Google për “Kosova, Demokraci Parlamentare”, ka dhënë rezultat negativ.

Kosova është “demokraci parlamentare”, në sensin formal, për shkak se nuk është presidenciale.
Por nëse shikohet përtej formave të saj analizat ndryshojnë: Që kur Kosova është bërë e pavarur në vitin 2008, Raporti i Freedom House për Shtetet në Tranzicion – i cili përmban analiza të detajuara të sistemit politik të Kosovës, përkrah shumë informatave të tjera të ofruara nga ky institut kërkimesh – rregullisht e kategorizon sistemin politik të këtij shteti si “një regjim gjysmë i konsoliduar autoritar”.

Kështu që, pa dashur që t’i diskutoj përshtypjet e kongresistit se “ Kosova është një vend që po shkon drejt forcimit të demokracisë, lirive më të mëdha dhe rritjes së potencialit ekonomik” (deklarata e tij gjatë vizitës në Kosovë), kam dyshime serioze se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në atë drejtim.

Dyshime të cilat, bazuar në atë që di, i kanë hedhur edhe zërat më progresivë dhe demokratikë në Kosovë (dhe gjithashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, sa i përket ekonomisë).

Kongresisti gjithashtu ka thënë se Kosova do të përfitonte nga përkrahja perëndimore. Por kjo përkrahje fillimisht për qëllim duhet të ketë rrëzimin e këtij “regjimi gjysmë të konsoliduar autoritar”.

Kjo do të jetë punë e vështirë për tu bërë, për shkak se do të përballet me rezistencën e elitës politiko-ekonomike e cila e ka ndërtuar këtë regjim autoritar, prej të cilit edhe përfiton.

Elita në fjalë është fokusi i Chuck Sudetic në artikullin e tij (Të fortit që sundojnë Kosovën), kundrejt të cilin kongresisti Eliot e kundërshton.

Disi e çoroditur, elita politike kosovare ka të ngjarë ta ketë lexuar letrën e kongresistit kundrejt Chuck Sudetic me një ndjenjë çlirimi.

Siç kam argumentuar në një libër timin mbi Kosovën, ky regjim autoritar e grabitqar dhe papërgjegjësia e madhe e elitës që udhëheq me vendin, janë dy fytyrat e problemit kosovar.

Sa më shpejt që perëndimi e identifikon problemin, aq më mirë do të jetë.

5 komente në “Andrea Capussela: Elita politike kosovare, grabitqare dhe autoritare”

  1. Lili says:

    Abdrea,behu pak serioiz edhe pyet vetin pse pikerisht kjo ‘elite grabitcare’ e pse kjo perkrahet nga nderkombtaret:ky eshte dyfytyra e nderkombtareve edhe problemi i vertete i kosoves!

  2. elio says:

    Ore nje pyetje kam une, pasi Tema perdori me “sukses” termin “mediet(mediat)., tani po perdor termin “inflamator” ne vend te “difamator”, edhe ky I fundit nuk eshte ndonje kushedi se cfare (termi shqip eshte “fyes apo ofendues”..

  3. doremi says:

    Shqipetaret nuk dine te ndertojne shtet demokrat, duan vetem te sundojne . Kete e kane ne gjen.

  4. DRENICA E KUQE says:

    Kosova kurre nuk ka pase “elite politike”, ka pase dhe vazhdon te kete elite hajnash dhe kriminelesh (post)komuniste anti shqiptare!…

    DRENICA E KUQE

  5. Tema says:

    Shkrimet e tyre jan si wikileaks të julian asange

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje