VIDEO/ Televizioni shtetëror zviceran, kronikë speciale për ambasadorin e Kosovës Naim Malaj

30 Korrik 2015, 11:37Rajoni TEMA

 

Televizioni shtetëror zviceran ka përgatitur një kronikë speciale me rastin e dorëheqjes nga posti i ambasadorit Malaj në Bern.

Folësja e nis duke thënë se  7 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Ambasadori i parë i  Kosovës në Zvicër,  ka vendosur të lërë postin e tij.

Dikur refugjat, më pas asistent social, Naim Malaj është një diplomat jo si të tjerët. Malaj është po ashtu shtetas zveceran. I shoqëruar nga gazetari Iv Magat gjatë një dite, ai shfaq këndvështrimin e tij mbi dy vendet me të cilat është shpirtërish i lidhur.

Kronika e zbardhur:

Kokteji diplomatik në selinë e Vatikanit në Bernë është një ceremoni që zvillohet me rastin e largimit të ambasadorëve në Zvicër. Këtë vit është radha e përfaqësuesit të Kosovës.

Naim  Malaj, : Të them të drejtën kur më propozuan të jem ambasador, ndjeva drojë se thosha se ambasadorët nuk janë si gjithë të tjerët.

Gazetari: Dhe në fakt Naim Malaj nuk është diplomat si të tjerët. Ai vjen në Zvicër si refugjat në 1990 pasi kishte kaluar 4 vite në burgjet serbe. Shumë shpejt ai aktivizohet në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës dhe më pas formohet dhe punon si asistent social. E gjejmë vazhdimisht në studiot e televizioneve të shumta gjatë luftës me Serbinë në 1999.

Naim Malaj, Ambasador : (arkiv i Tv zviceran 1998) Në Kosovë dy ideologji përballen me njëra tjetrën. 

Gazetari : Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008, ai më në fund mund të kthehet në Prishtinë.

 (Arkiv 2008) Naim Malaj:  është një ëndërr e pritur prej shekujsh.

Gazetari: Naim Malaj qëndron në Zvicër ku ka marrë edhe shtetësinë.

(Arkiv) Naim Malaj: Mendoj se e ardhmja ime do të jetë midis të dyja vendeve; vendit tim të origjinës,  Kosovës, shtetit të posalindur, dhe Zvicrës, vendit që më priti, vendit të lindjes së fëmijëve të mi.

Gazetari: Nga asistent social ai u emërua Ambasador i Zvicrës në Bernë në 2009.

Sot ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë janë një vend pritje për shumë kosovarë. Ata janë 200 mijë në Zvicër, vend të cilin Ambasadori Malaj e vlerëson shumë.

Naim Malaj: Edhe para se të merrja shtetësinë zvicerane e ndjeja veten qytetar të këtij vendi. E njoh mentalitetin, më pëlqen mënyra e të bërit politikë, më pëlqen modestia e politikanëve, thjeshtësia e këtij vendi.

Deputeti i parlamentit dhe kryetar i komisionit për politikë të jashtme Carlo Sommaruga:

Mendoj se ka pasur dy prioritete tw rëndësishme që ka përmbushur Naim Malaj në Zvicër. Së pari lidhja e marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Zvicrës.

Është me rëndësi se ai i njihte mirë të dyja realitetet dhe e dyta arriti që të bënte të mundur pranimin dhe njohjen sa më  të mirw të komunitetit kosovar në Zvicër si në nivelin politik ashtu edhe në atë social.

Gazatari: Pas gjashtë vjetësh pune të palodhshme në petkun e ambasadorit të Zvicër, Naim Malaj e heq këtë petk me ndjenjën e detyrës së përmbushur.

 

1 komente në “VIDEO/ Televizioni shtetëror zviceran, kronikë speciale për ambasadorin e Kosovës Naim Malaj”

  1. msh says:

    -Alekum selam,Qazim.
    -Selam alekum, Mehmet.
    Keshtu jane integruar kosovaret ne Zvicer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje