Ajo është muza e shumë stilistëve të famshëm në botë dhe padyshim që Rihanna do të tërhiqte vëmendje me veshjen e saj.
Riri është fotografuar të enjten kur ka ndaluar në Beverly Hills, e vendosur të harxhojë disa lekë duke bërë shooping.
27-vjeçarja ka krijuar mjaft “kaos” teksa ndiqej nga mijëra sy.
Gati e rrethuar nga turma Rihanna pasi kontrolloi në disa dyqane, u ndal në në dyqan MAC kozmetikë.
Së fundmi Riri, ka publikuar klipin e këngës ” B***h Better Have My Money”.
Dhe në fakt mirë është të kesh lekët e Rihannës, por edhe shijet e saj në fashion.