VIDEO/ Braçe promovon shalqinjtë e zonës së Lushnjës

1 Gusht 2015, 11:57Lifestyle TEMA

Erjon Braçe si deputet i zonës së Lushnjes promovon herë pas here punën e madhe të fermerëve të kësaj zone.

Gjatë një emisioni televiziv në MAD Tv, Braçe ka sjell një shalqi të zonës së Tërbufit.

“Piqet vonë ky shalqi, tani në këtë kohë, nuk bëhet me herët” thotë deputeti duke reklamuar frutin.

Një prej djemve prezantues tentoi të priste shalqirin por deputeti ndërhyn dhe i thotë, “Nuk pritet ashtu shalqini mor çun”.

Atij iu dha një thikë e madhe me bisht ngjyrë blu për të prerë frutin e ëmbël me të cilën deputeti hoqi shumë për të ndarë një thelë shalqini.

“Nuk e keni gjetur gjë këtë thikën, e ndritët fare me këtë”.

“E thyet edhe thikën, se ishte thikë blu ndaj ndaj”, i thotë një prej prezantuesve duke tundur thiken me bisht te keputur.

“Zgjedhje e gabuar” tha Brace teksa qerasi me shalqin dy prezantuesit.

Braçe veç të tjerash ka treguar se miqtë e tij më të mirë në grupin e PS-së janë Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

5 komente në “VIDEO/ Braçe promovon shalqinjtë e zonës së Lushnjës”

  1. Dru me pre says:

    ore ca do ne lushnje ky ????,,mund te zgjidhej ne berat,qe e ka fat !

  2. shoku " Shpati " says:

    Z Brace , sido qe te jete arsyeja e prezences tuajne ate program po ju them se eshte hera e pare qe po ju vleresoj . Tangerlliku I politikes tone eshte aq bajat saqe iu vjen turp te promovojne artikujt bujqesor apo blegtoral te prodhuesve shqiptar . Me shume do te kishte vlere qe prapa kryeministrise z. Rama te bente konkursin per lopen me prodhueshmeri me te larte se sa beri ahengun e namazit ! Nese do te vleresoni prodhimin dhe produktin shqiptar atehere do te merrni uratat e popullit te pervuajtur shqiptar e nese do ti merrni vetem votat do te merrni vetem mallkimet e tij !

  3. Tema says:

    Ësht shtrenjt në be kilogrami.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Brace,kujdes,do dal ai i pjeshkeve,nuk do dish ku te futesh !

  5. Kol Tivari says:

    Poturet/shallvaret e kuqe, janë në modë në Shqipëri…(?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje