Policia e Beratit asgjësoi 1 297 rrënjë kanabis sativa, ndërsa procedoi penalisht 6 persona.
Burime nga policia bënë të ditur se gjatë operacionit për asgjësimin e lëndës narkotike janë ndaluar tre shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.
Sipas policisë, u bë ndalimi i shtetasit Abaz Mbrati, 26 vjeç, banues në Dardhë Berat, Vasil Mbrati, 59 vjeç, banues në Dardhë Berat dhe Dine Mbrati, 58 vjeç, banues në Dardhë Berat.
Gjithashtu filloi proçedimi penal dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A.M, 29 vjeç, banues në Vlorë, B.M, 34 vjeç, banues në Vlorë, M.M, 34 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi si dhe shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm, u bë pasi në vijim të kontrolleve të ushtruara nga policia e Beratit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, u bë e mundur gjetja e 9 parcelave të kultivuara me 1297 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies. Bimët janë gjetur në fshatin Dardhë Berat, në vendin e quajtur “Shkoza e Madhe” dhe “Lecice” dhe varionin nga 1-2 m të larta. Ndalimi i shtetasve Abaz Mbrati, Vasil Mbrati, si dhe shpallja në kërkim e shtetasve A.M, B.M, M.M, u bë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të kutivimit të bimëve narkotike në fshatin Dardhë.
Ndalimi i shtetasit Dine Mbrati, dhe procedimi penal në gjendje të lirë i kryeplakut të fshatit Dardhë shtetasit L.M, u bë pasi kanë konsumuar elementet e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
Luajn me ne.