Policia italiane ka kryer një seri bastisjesh mëngjesin e sotëm në kuadër të një superaksioni për goditjen e klaneve të mafies.
Në pranga janë vënë 11 prej bashkëpunëtorëve të kreut të “Cosa Nostra-s”, të cilët dyshohet se kanë lidhje indirekte me krimin e organizuar në Australi.
Gjatë operacioneve të koduara “Golem” dhe “Eden”, policia e armatosur rëndë, ka kryer operacionin në krahinat siciliane.
Ndërkaq, kreu i “Cosa nostra”, Messina Denaro është në kërkim prej 20 vitesh.
Autoritetet italiane dyshojnë se klani i tij kryen trafiqe droge në Ballkan, duke përfshirë Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe në Australi.