Aksidenti i ndodhur 5 ditë më parë në aksin Kavajë-Rrogozhinë ku humbi jetën 32-vjeçarja Bujana Bushi ka krijuar jo pak përplasje mes Prokurorisë dhe Policisë së Qarkut Tiranë.
Ajo çka përbën akoma më shumë shtysë për hetim janë pretendimet e familjarëve të viktimës lidhur me zhdukjen e një shumë parash prej 100 mijë euro, të cilët ata thonë se kishte me vete 32-vjeçarja.
Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me pretendimet e familjarëve të Bujana Bushit.
Burime nga policia thonë se për rastin në fjalë është ngritur një grup hetimor, i cili ka nisur hetimet për zhdukjen e 100 mijë eurove.
Lidhur me këtë aksident janë pyetur 4 punonjësit e Policisë Rrugore të Kavajës, që kanë qenë në vendngjarje ditën e aksidentit. Burime policore bëjnë me dije se 4 efektivët kanë mohuar që ditën e aksidentit të kenë konstatuar para në mjetin tip “Benz” me targë AA 837 GH ku udhëtonte viktima.
Ata kanë deklaruar se kanë administruar sende personale dhe çantën e Bujana Bushit, por jo para.
Lidhur me pretendimet policia po verifikon transaksionet bankare te pretenduara nga bashkëshorti i viktimës shtetasi Vullnet Troka.
Ky i fundit po merret aktualisht në pyetje në drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë ku po jep dëshminë para oficerëve të policisë gjyqësore.
Kur te behet aksidenti tjeter,do deklarohet nga te afermit e te aksidentuarit,qe ai(ajo)kishte ne cante 1 milion euro.
Do behet e modes qe shqipetaret e varfer udhetojne me milionat neper xhepa dhe te hedhin ne gjyq policin.
Kam qene deshmimtar 2 here me 2 ngjarje dhe vite te ndryshme me policet e Kavajes.Heren e pare,viti 2003,2 police,pasi moren nga 10 euro sejcili me keshilluan te mos kaloja shpejtesin e lejuar,gje qe se kisha bere,por ngaqe nxitoja per te shkuar ne nje vaki ne Tirane,bera kete zgjidhje.Heren e dyte,ora 05.00 e mengjesit,bera parakalimin e nje autoveture tjeter,me rrugen krejtesishte bosh ne krahun e kundert dhe me Viza te Nderprera,arsyeja ishte qe kisha parakaluar ne rrugen me viza te nderprera (nuk e di se c’thote ligji i atyre 2 policeve kavajas,ku duhet te parakalohet ?!).Ju kujtoj qe ishte e shtune ne mjes,me morren patenten dhe me thane do dalesh ne gjyq te henen ne mengjes.Kisha me vehte djalin tim atehere 6 vjecar,njeri nga ata me futi ne makinen e policise mnorri 40 mije leke te vjetrra dhe ma dha patenten,kurse tjetri qe ishte jashte makines ne rruge,me tha,ku shkon me ate shpejtesi ti ?!,pra njeri thoshte per parakalim ne vizat me nderprerje tjetri per tejkalim shpejtesie.I thashe,popo i dhashe 20 mije leke edhe per ty,i kenaqur me tha,hajt rruge te mbare