Policia e Shtetit vijon operacionin për asgjesimin e parcelave me kanabis në të gjithë vendin.
Operacionet janë kryer në Vlorë dhe në Shkodër ku janë asgjesuar disa mijëra rrënjë, ndërsa në Sarandë u sekuestruan 3.23 kg kanabis
Vlorë: Policia njoftoi sot se ka arritur të zbulojë e asgjesojë 7 parcela me 3978 rrënjë bimë narkotike Cannabis-sattiva.
Sipas policisë, këto bimë ishin të mbjella në shkurret e pyllit të fshatit Brashaj. Ato ishin të ndara në 7-pjesë sipërfaqe toke pa pronarë, me lartësi nga 30-150 cm. Pas asgjesimit me djegie të këtyre bimëve, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Shkodër: Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Ded Plepi për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i 31-vjeçarit u bë pas një kontroll territori në fshatin Kroni i Madh, të qytetit të Shkodrës. Sipas policisë, janë asgjesuar 5 parcela me 496 rrënjë bimë narktoike, dhe Ded Plepi është i dyshuari kryesor për kultivimin e këtyre parcelave.
Sarandë: Policia ka zbuluar dhe sekuestruar 3.23 kg lëndë narkotike “Kanabis”, në fshatin Ninat. Gjatë një kontrolli në njërën prej banesave të këtij fshati, policia ka gjetur lëndë narkotike në banesën e shtetasit Besmir Sulo, 27 vjeç. Për këtë arsye janë shpallur në kërkim poseduesit e tyre: Besmir Sulo dhe Erjon Sulo, 31 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një armë gjahu ruse, që dyshohet se është pa leje.
Mbjellni fruta, perime, drith dhe jo kultivim fidanishte kanabis.