Kapen me 36 kg heroinë dy shqiptarë dhe korrieri bullgar

1 Gusht 2015, 20:05Kronika TEMA
Kapen me 36 kg heroinë dy shqiptarë dhe korrieri bullgar

Policia e qytetit të Milanos ka arrestuar tre trafikantë droge, dy prej të cilëve shqiptarë dhe njëri bullgar.

Të arrestuarit janë identifikuar si Shahin Isufi 28 vjeç, Florian Lani 39 vjeç dhe  Ivan Penchev 26 vjeç.

Në momentin e arrestimit ata po transportonin 36 kg heroinë me një vlerë tregu që kapërcen 2 milionë euro.

26 vjecari bullgar, në rolin e korrierit, po i dorëzonte dy shtetasve shqiptarë, rezidentë në qytetin e Milanos, sasinë e heroinës.

Heroina ishte e fshehur në automjetet, me të cilë tre trafikantët udhëtonin, të tipit “Citroen C5” e “Fiat Croma”.

Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë të autoriteteve të policisë së qytetit të Milanos për të garantuar sigurinë e rendin e qytetit në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Expo 2015”.

Droga ishte e fshehur në disa pjesë të autoveturave të modifikuara enkas për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në parakolpet e njërës prej makinave lënda ishte pozicionuar në tuba cilindrikë që mund të fshihnin deri më 130 mijë doza.

Ndërsa në automjetin tjetër heroina ishte e fshehur në brendësi të autoradios, e cila bllokohej me anë të kombinimit të një komande të lidhur me kroskotin e makinës.

Automjetet “ Citroen C5” me targë të huaj e “Fiat Croma” me targë italiane rezultojnë në pronësi të personave të tjerë ndaj të cilëve policia italiane po heton ende.

Gjithashtu në kontrollin e bërë në një nga apartamentet e banimit të njëri prej shqiptarëve u gjetën 100 kg kafeinë e paracetamol si lëndë përdoruese në përzierjen e dozave të drogës, një laborator i vogël për përgatitjen e paketimin e lëndës narkotike si dhe 80 mijë euro para të thata.

7 komente në “Kapen me 36 kg heroinë dy shqiptarë dhe korrieri bullgar”

  1. tfgs says:

    nuk ka Shahin shqipetar,flitet per sunitoshqipfoles!
    t’emen,jane shume perdite arrestohen,mbushin burgjet por edhe vriten e perseri nuk mbarojne………..!!!

  2. .komiti i fushes says:

    kjo tregon qart se cfar bisnesi mban gjall shqipnin e kosovn
    tash bota perndimore e di
    por nuk e thon “per arsye shtetrnore politike”
    nuk dun qe kundershtaret e perndimit te gjejn argumente kunder shqiptarve properndimor.
    si dhe jan te kknaq me furnizimin qe shqiptatr ju bejn me drog pidhnave perndimore,te cilat uikendeve karin e dun te shoqnume me kokain.
    dhe jan,grat gocat e politikanve te bruksel perndimit ato.

  3. ***** says:

    Kam nje sugjerim. Ketyre tipave pervec ndajfoljes se vendit te origjines “shqiptar” ti vihet dhe ajo e karakterit psh “barbon, kriminel, lac, cerr, zar”

    Mos bejme te njejtin gabim qe bejne mediat e huaja, duke i klasifikuar shqiparet te gjithe si puna e ketyre.

    Keta perfaqesojne llumin e shoqerise sone, ndaj dhe tu jepet ai epitet qe meritojne realisht, mos te ngelen vetem me ate te “shqiptarit”.

    1. tfgs says:

      80% e korrakeve merren me kriminalitet[prost,grabitie,perdhunime,vrasie,mashtrime,shkelie te ligjit,falsifikime dokumentash,shfrytezim posti publik per ineresa personale etj,etj] qofshin keta ne shqiperi apo jashte saj……
      Burgjet jane mbushur vetem nga keta korrake sunite,por turpi dhe damkosia[neper evrope,sepse ne shqiperi keta quhen ”zoterinje” apo VIP-a!!!] mbulon cdo shqiptar por edhe ata pak sunitoshqipfoles te mire[nqs do te pranojme se ka te tille]……….
      Kjo eshte e verteta,por a mund ta pranoi llumi sunit kete!!!??normalisht qe jo……..

      1. Dru me pre says:

        ik o BQ nga forumi se na trve capin

  4. coli says:

    Bravo policise se milanos paska kapur shitesat peshqit e vegjel,transportuesin shoferin bullgar po me boset qe drejtojne rrjetin e droges nuk ka ndonje fjale apo jane me pushime!

  5. Tema says:

    Mosh e re për në hekura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje