Itali, Arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë në Verona

1 Gusht 2015, 13:09Kronika TEMA

Policia financiare italiane e qytetit të Veronës në bashkëpunim me Policinë e qytetit të Fermos kanë arrestuar shqiptarin 26 vjecar Oldion Metaj, rezidentë në qytetin e Napolit.

Në bagazhin e makinës së tij të tipit Opel Astra u gjetën 4 kg kokainë mjaft e pastër e cilësisë mjaft të lartë.

Kokaina në gjëndje të pastër vlente në treg në shumën e 500 mijë euro, ndërsa në shitje me pakicë e dyfishonte vlerën e saj.

Lënda narkotike ishte e fshehur në fundin e dyfishtë të makinës , modifikuar enkas për këtë trafikim.

Shqiptari Oldion Metaj është rezidentë në qytetin e Napolit, por jeton në Porto Sant’Elipdio me familjen e vëllait të tij të martuar, të cilët rezultojnë nga policia italiane të pa përfshirë në këtë aktivitet, raporton Ora News.

Hetuesja e këtij operacioni Nadia Karruzo ka deklaruar për mediat se hetimet vazhdojnë pasi autoritetet italiane janë të bindura për një trafikim ndërkombëtar të kokainës mes Shqipërisë, e rajoneve italiane të Venetos e Marke.

1 komente në “Itali, Arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë në Verona”

  1. Tema says:

    Shqiptar i pasur dhe jo si siçililistat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje