Tentoi të fusë në burg dy fletë sharre, arrestohet 38 vjecari

1 Gusht 2015, 09:48Kronika TEMA

Tenton të fusë në burgun e Shën Kollit në Lezhë dy fletë-sharre, arrestohet nga policia 38 vjecari.

Burime policore bënë të ditur se shtetasi Edi Gjoni, 38 vjec, u arrestua në flagrancë në momentin që i dërgonte vëllait të tij që vuan dënimin në burgun e Shën Kollit një çantë me ushqime.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dy fletë sharre, të cilat ju sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.

38-vjeçari akuzohet për “Dhënie ndihmë të burgosurit për largim”.

Mësohet se i vëllai i tij është dënuar për vjedhje me dhunë.

2 komente në “Tentoi të fusë në burg dy fletë sharre, arrestohet 38 vjecari”

  1. tfgs says:

    tani do te nevojiten 4 flete sharre………..

  2. Tema says:

    Ka kontrolle të repta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje