Ish-ministrat e qeverisë “Berisha” Ridvan Bode dhe Myqerem Tafaj, do vijojnë të hetohen edhe tre muaj të tjerë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Pak ditë më parë prokurorët e dosjes vendosën të shtyjnë afatin hetimor me tre muaj ndaj ish-ministrit të Financave Bode dhe ish-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, kjo pasi nevojiteshin veprime të tjera hetimore, për të provuar ose jo shkeljet e tyre, shkruan shqiptarja.com.
Sipas akuzës, hetimet ndaj ish-ministrit të Financave Bode do të vazhdojnë për akuzën e “fshehjes dhe mos deklarimit të të ardhurave”, pasi janë një sërë procedurash hetimore për tu kryer së bashku me një ekspertizë kontabël të të ardhurave mujore të ish-ministrit ndër vite, pasi ka deklaruar një pasuri prej 500 mijë eurosh.
Ndërkohë Myqerem Tafaj është vënë nën hetim për shpërdorim detyre gjatk kohës kur ishte ministër i Arsimit.
MANDEJ HETIMET DO SHTYHEN EDHE PER TRE MUEJ TE TJERA, MANDEJ EDHE TRE TE TJERA DERI SA ATA TE DALIN TE PAFAJSHEM. DHADHA ESHTE SPECIALIST I PD PER KETO PUNE.
Omor muta po te kene shkel ligjin ne burg po te jene te pafajshem lereni te lire boll me presione si ne kohen e berishes nuk ecet me;
Duhet anket në terren dhe jo deklarata në zyra.