Vrasja e Ismael Lulit/ Ja rrëfimi i Ambras në polici

30 Korrik 2015, 19:36Kronika TEMA

Janë vënë sot përballë njëri-tjetrit në Komandën e Policisë së Pezaro-Urbino, shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema, të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismael Lullit dhe e fejuara e Igli Metës 19-vjeçarja maqedonase Ambera Saliji.

Mbetet mjaft delikat e i pacaktuar ende nga prokuroria italiane, pozicioni i Ambera Salijit mes dëshmitares në njohuri të fakteve e personit të vënë nën hetim. Fakt është që vajza maqedonase ka luajtur një rol përcaktues në këtë tragjedi.

Gjatë ditës së djeshme policia italiane ka kontrolluar shtëpinë e garazhdin e 20-vjeçarit Igli Meta. Hetimet policore vërtetojë se Igli Meta ishte një përdorues i rregullt i drogës dhe një trafikant i vogël i saj.

Këtë gjë e vërteton profili i tij në facebook, përdorur pikërisht për trafikimin e drogës nën emrin fallso të një personi femër. Të gjithë në qytezën e Urbinos, e dinin se Igli Meta ishte një konsumues droge.

Ambera Saliji në dëshminë e sotme ka rrëfyer se prej datës 17 korrik (3 ditë para krimit)kishte pasur frikë se mos do të ndodhte një ngjarje e tillë. Frikën ia kishte shprehur dhe mikeshave të saj të ngushta Maria, Liza e Nikol.

Igli e kërcënonte me mesazhe madje dhe me fotografinë e thikës në whatsapp se do të vriste jo vetëm Ismael Lullin, por dhe një djalë maqedonas me të cilin Ambera Sailiji kishte pasur dy muaj më parë një raport seksual.

“Do t’i vras të dy”, i kishte shkruar Igli, duke i nisur dhe fotografinë e thikës, një dhuratë e kujtim që ai i ruante nga gjyshi i tij.

Ambera rrëfen se ishte në dijeni se Igli mbante një thikë, por ajo që kishte parë ajo në fotografinë në whatsapp ishte në ngjyrë të errët dhe ka të gdhendur në bishtin e saj emrat “Igli e Ambi” si dhe datën e lidhjes 09/02/2011.

Gjithmonë sipas rrëfimit të Amberas, më datën 17 korrik Igli Meta vjen e merr herët në 07:00 të mëngjesit në shtëpi dhe e çon pikërisht në atë kishëzën e vogël ku dy ditë më vonë ther për vdekje Ismael Lullin.

Igli e rreh Ambran me shkelma e shuplaka e kryen raport seksual me të. Më pas Igli dozon drogën që mban me vete dhe e konfeksion të gatshme për ta trafikuar.

Ditën e krimit, të dielën më 19 korrik në ora 11:00 Igli Meta i kërkon Amberas të kërkoj një takim me Ismaelin.

“Dërgoja ti sms”, thotë Igli, se mua do të më thotë jo”.

Dhe pse pata frikë ia nisa sms rrëfeu sot Ambera, duke shpresuar se do të sqaroheshin një herë e mirë. Po atë të dielë pasdite Igli Meta kishte lënë takim me tre miq të tij shqiptarë për ta kaluar ditën në lumë.

Pas krimit Igli Meta i nis të fejuarës së saj sms:”Më nervozoi dhe e vrava”.

Sot ndryshe nga sa e përshkruanin ditë më parë mediat italiane, Ambera Saliji shfaqet mjaft e brishtë dhe e frikësuar.

“Dua të iki prej këtu, thotë ajo. Këtu të gjithë më thonë se nuk meritoj të jetoj.” /Ora News/

14 komente në “Vrasja e Ismael Lulit/ Ja rrëfimi i Ambras në polici”

  1. Tr says:

    Nga ndikimi i droges ,behen kriminele + gjak shqiptari dhe shkon taman .

    1. tepo cobani says:

      LIRIA SEKSUALE E FURISHME,

      E SHOQERUAR ME ‘EDUKIMIN SEKSUAL’ EDHE ME TE FURISHEM,

      PER FAT TE KEQ,

      TE PA EKUILIBRUAR NGA EDUKIMI SOCIO-PSIKOLOGJIK,

      APO ME KEQ LENE NE PREHRIN E ‘LIRISE SE DROGAVE’,

      VECANERISHT NE KETO GRUP MOSHASH,

      ESHTE DHE DO TE JETE THJESHTE DHE VETEM :

      LICENCE PER TE VRARE ! ! ! ! !

      MENDONI,

      5 DJELMOSHA DHE NJE CUPELINE,

      TASHME ‘OGM = TE MODIFIKUAR GJENETIKISHT’ = AS PRINDERIT E TYRE

      NUK ARRIJNE DOT T’I ‘ADMINISTROJNE’,

      KU NJERI TASHME ESHTE MASAKRUAR BARBARISHT …

  2. Emigrant SHBA says:

    Go to Hell putane

  3. albani says:

    Natyrisht qe nuk e meriton qe te jetosh,sepse ti dashnorin tend te droguar,kriminel dhe vrases e quajte “HERO”.
    Pra ti do ta prisje deri sa te ishe gjalle heroin tend,deri kur te mbaronte denimin,sepse ai vrau per ty dhe kjo per personin dhe karakterin tend ishte nje gje e madhe dhe e mire sepse tregonte se cfare mund te bente ai per ty.
    Mendoj qe nje pjese e fajit eshte e jotja dhe duhet te paguash per kete.
    Une po te isha gjykates.ne mungese te denimit me vdekje do te vendosja denim te perjetshem per vrasesin dhe 19 vjet hekje lirie per ty si frymezuese morale dhe nxitese e krimit.vendime te formes se prere dhe pa te drejte riapelimi.
    Vetem keshtu do te vendosej drejtesi.

  4. rina says:

    Gjithe ato paralajmerime qe ky mostra i kishte bere ,ajo si debile nga frika e merr dhe dergon ate te shkretin
    tek vendi i trimave me hanxhare ne dore .

  5. Safeti says:

    Tani Ambere e dashur, duhet ti besh hesap minimalisht kokes tende. Patjeter qe ti klasifikohesh si bashkepunetore ne krim dhe ka shume elemente ne rrefimin tend qe rendojne poziten tende juridike perballe shtetit italian.
    Megjithate, nuk e kam fjalen fare per raportin tend me shtetin italian.
    Je e rrezikuar ne raport me fisin LULI. Tashme duhet te fillosh e te ruhesh nga goditja e mundshme e ndonje thike apo nga ndonje plumb kokes.
    Frika qe shpreh ti, tregon pikerisht kete.
    Ndoshta je duke menduar edhe burgun, me shprese se ndoshta fisi LULI do te mjaftohet me kete e do te te lere te qete me pas apo edhe pjesetaret e familjes tende.
    Por ketu gabohesh.
    Do te kujdeset dikush atje ne burg per ty, qe edhe nese mbijeton deri ne fund, kur do te dalesh jashte, nuk do te kesh deshire te jetosh, pasi do te kesh humbur cdo deshire per jeten. Nese nuk do t’i japesh vete fund jetes, do t’i lutesh dikujt per t’i dhene fund. Por te jesh e sigurte, qe askush nuk do te merret me ty. Ashtu ke per te marre fund.

    Prinder te nderuar,

    Mbani afer vajzat, kujdesuni per to, mbrojini qe kurre te mos kene fundin e Amberes.

  6. Bardho says:

    Na rrujtet rrocken me kete “vajza maqedonase” eshte shqiptare e maqedonis o kara

    1. ♣ preshevali says:

      Oshtë maxhupe e Maqedonis,
      apo ndoshta edhe ti je maxhup e surrati i saj nuk ta vret syrin,
      njejtë si ky krimineli që nuk ka surrat shqyptari.

  7. xxx says:

    Kjo femer eshte shkaktarja kryesore e ketij krimi makaber ,madje ajo ishte ne dijeni dhe mund ta parandalonte.Nuk gjej fjale per te shprehur dhimbjen per djalin qe u masakrua ne menyre cnjerezoree,zoti marrte hak mbi keto monstra!!!!!

  8. . says:

    Shqiptar te Italianizuar…me kot se rinia Italiane nuk besoj te kete…kam kusheririn tim qe jeton ne Itali dhe po me tregonte qe gocat adoleshente bejne gare ne diskoteke kush shkon me me te per djem brenda nje nate… Peshtire ndjej , i patem ca vlera si komb e si rini e si familje po besoj se kan humbur pergjithmone tashme duke ndjekur europen se ne edhe po qe degjenrim mjafton qe ta beje italiani apo anglezi dhe eshte normale !

  9. Illyrian says:

    Kjo qenka rrota di kurva

  10. Tema says:

    Pjesërisht e vërtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje