Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut denon dhunen e shefit komisariatit Shkodres mbi gazetaret

29 Korrik 2015, 18:40Kronika TEMA
Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut denon dhunen e shefit komisariatit

Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut denon dhunen e shefit komisariatit Shkodres mbi gazetaret. Ne nje deklarate te tyre thuhet: Shefi i Komisariatit te Policise se Shkodres, famekeqi i njohur per perdorimin e dhunes dhe largimin nga rradhet e uniformave blu pikerisht per kete arsye, rikthehet perseri tek dhuna, pasi eshte riveshur polic. Gazmend Demrozi dha sot nje tjeter prove te “policise qe nuk duam”, duke mos kursyer dhunen pa shkak jo vetem ndaj qytetareve, por edhe gazetareve e kameramaneve.
Nje operacion rutine e “Crown Agents” qe mesa duket kane vendosur te barazojne bilancin e humbjeve katastrofike te Doganave Shqiptare qe monitorojne permes “luftes pa kompromis” ndaj shitesve private te duhanit ne Shkoder, ka sjelle qe shefi Demrozi te rikthehet perseri tek dhuna. Personalisht, por edhe me ndihmen e disa nga uniformat blu, Demrozi nuk ka ngurruar qe diten per diell, te shtyje, te godase “me stil” jo vetem qytetaret por edhe gazetaret. Ai ka tentuar te pengoje gazetaret e operatoret ne pasqyrimin e ngjarjes, ne menyre te vecante gazetarin Senad Nikshiqi. Duket e pakuptimte sjellja e Demrozit, persa kohe nuk kishte asnje rrethim me shiritat e policise, te cilat gazetaret nuk duhet ti kalojne ne vendngjarje. Pervec kontaktit fizik me gazetare dhe kameramane, shefi Demrozi nuk ka kursyer as kercenimet verbale. Te gjitha keto skena jane pare nga qindra qytetare ne vendngjarje, por edhe nga drejtori i Policise Lorenc Panganika, i cili per arsye te pashpjegueshme, nuk ka guxuar te reagoje.
Fatkeqesisht, i sotmi nuk eshte rast i izoluar i sjelljes brutale dhe dhunes ndaj gazetareve. Vetem pak dite me pare, ne hyrje te Drejtorise se Policise Shkoder, u konstatua nje tjeter perplasje gazetare- police, pas sjelljes se padenje te nje uniforme blu. Ne ate rast, gazetaret bojkotuan takimin per te cilin ishin thirrur.
Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) i ben thirrje drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Ministri te Brendshem dhe vete Kryeministrit, te frenojne aktet e dhunes se punonjesve te policise jo vetem ndaj gazetareve, por te gjithe qytetareve shkodrane. Ngjarje te tilla, ku njerez me uniforme dhe pushtetin qe u jep ajo uniforme, dhunojne qytetaret, po behen te shpeshta ne rajonin e Shkodres. Shefa si lloji “Demrozi” nuk duhet te jene ne rradhet e policise se shtetit, nuk e nderojne ate dhe as shtetin qe tentojne te perfaqesojne.
Kemi denuar dhe do te vijojme te denojme cdo akt te dhunes ngado qe vjen dhe ndaj kujtdo qe drejtohet. Drejtori, Ministri dhe madje edhe Kryeministri kane rastin te distancohen nga dhuna shteterore, duke e bere shembull ne tere kuptimin e fjales shefin Gazmend Demrozi.

10 komente në “Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut denon dhunen e shefit komisariatit Shkodres mbi gazetaret”

  1. nji uj selite te lutem says:

    KY gazetari qe ka ber kte kryeartikull me duket pak si i vonuar, qe kur jan ndar gazetaret tan ne gazetar veriu,dhe ne gazetar jugu,komplet skandaloze.

  2. Isa says:

    Me vjen keq qe ne disa raste kemi drejtues te tille policia dhe qe me te drejte opozita i trumbeton me te madhe Natyrisht qe nuk mund te vesh shenjen e barazimit midis atyre qe iken dje por qe fatkeqesisht po zevendesohen nga njerez te tille. Iku koha e te forteve neper komisariate Njerez te tille nuk i bejne nder policise se shtetit Aftesia e tyre eshte deri ne perdorim te dhunes zgjuarsia e tyre fillon dhe mbaron atje.

  3. coli says:

    te na rruajne poshte e larte keta gazetaret e verut e te jugut se keta e bene mut Shqiperine!

  4. xxx-3 says:

    me duket se ca shkodrone prej vrrake duan te fillojne ndonje rremuje si ne 2 prill 1991 me parrullen ‘Shkodra republike” qe u parapri nga karaduzi azem hajdari dhe keto brekcamat..

    kush osht bre ,ky gazetari Nenad nikshiq..c’ka po osht shquptar.skiptar apo malezez I zi …

    Erzen Brecani:

    Të ngrihemi kundër ‘Enver Hoxhës’ së dytë, Edi Rama

    TIRANE, 2 korrik 2013 – Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Brecani i ka bërë thirrje gjithë mbështetësve të partisë Demokratike që ashtu sic bënë në vitin 1991, të ngrihen për të larguar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.

    Teksa rezultati i fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, nga të majtët nuk është certifikuar ende, Brecani nëpërmjet një postimi në faqen e tij personale në ‘Facebook’, teksa përshëndet kryeministrin Berisha duke e etiketuar si liderin historik të shqiptarëve, etiketon Ramën si “Enver Hoxha i dytë” dhe “Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët”.

    “Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturën Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Brecani i cili aktualisht mban postin e zv/drejtor të policisë së Tiranës ka pasur jo pak incidente me partinë Socialiste, ku mund të përmendin përplasjen e me deputetin Saimir Tahiri pas përleshjeve mes policisë dhe banorëve të një pallati në zonën e ‘Petro Nini Luarasit’, pasi përmbaruesi privat tentoi t’i nxirrte jashtë banesave si naziskinë

  5. tomi says:

    Skeni pare gje akoma

  6. emigranti says:

    Shume keq qe tregojne dhune ….Nje eshte e sigurte njeriu qe eshte mesuar me dhune dhe me mosperballjen me l igjin nuk heq dore nga dhuna sepse nuk ka mjet tjeter , nuk mundet ndryshe.Se pari eshte detyre e shtetit ti largoi keto monstra te tilla nga puna se vetem e ndotin shtetin me injorncen e vet dhe perbejne jo vetem turpper policine e shtetit. Nga ana tjeter ju GAZETARE nuk jeni kerrkund ne lartesine e detyres dhe e dini pse ? Me vjenkeq tua permend por si more te vrare nuk beheni bashke se vetem keni frike dhe ta padisni ne gjykate per kapercim te kompetencave dhe shkelje te renda te ligjit duke perdorur dhunen ? Nese nuk e dini eshte injoranca e juaj dhe nga kjo perfiton maskarai ose nese keni frike nuk jeni gazetar por nje shkrues i thjeshte ne gazeta ….Behuni gazetare kurajoz , hiqeni friken se nuk ka me komunizem, denonconi kedo qe shkel ligjin dhe ne kete menyre ndihmoni dhe qytetaret e thjesht ….Me respekt nga une emigranti qe e dua shume vendin tim por fati me degdisi dhe eshte e veshtire nje rifillim ne Shqiperi !

  7. agostin says:

    “Po Unioni I Gazetareve Profesjonist te Jugut çfar mendimi ka?”

  8. afrimi says:

    Nje pyetje kam une: Pse pjesa e veriut te Shqiperise eshte shtet me vete? Nuk e dija qe Shqiperia qenka federate. Sa nuk di ky njeriu!

  9. Ben Dibrani says:

    UTT (Unioni i Trapave pa Tru), duhet me i msu gazetarve qi duhet me i tregu policise at dokument qe verteton se je gazetar e jo me u perzi me turmen qe kundershton policine. Manej a ka mundsi me na diftu si ka munsi me ken edhe “union” (flitni Shqip he gazetar mehit se na i thona “bashkim”) edhe “i Veriut”. Ku keni pa union me parcela mor “zotni”? Thoni ma mire “Bajraku i gazetarve t’Veriiut”, asht ma e ndershme!

  10. Tema says:

    Gazetari s’duhet të lëndoj asnjërën palë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje