Policia e Vlorës zbuloi të mërkurën një parcelë me 823 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan përmes djegies.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, bimët narkotike, me lartësi 30-150 cm, u zbuluan gjatë një aksioni antikanabis në një mjedis pyjor, në toka pa pronar, afërsi të fshatit Verbas, 25 km në lindje të Vlorës.
Ky aksion, pason atë të dy ditëve më parë, kur në dy fshatra u zbuluan dhe asgjësuan 1382 bimë kanabisi.
Veprimet e policisë lokale që kanë si synim identifikimin dhe asgjësimin e parcelave me bimë narkotike, janë intensifikuar dhe janë shtrirë në të gjithë territorin.
Gjatë më shumë se 2 muajve janë zbuluar dhe asgjësuar gjithsej, më shumë se 40 mijë rrënjë kanabisi, si dhe janë arrestuar apo shpallur në ndjekje, 17 persona, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Krahas kësaj, janë forcuar edhe masat për të parandaluar tentativat e trafikimit të kësaj lënde narkotike. Vetëm një ditë më parë, në autobuzin e një linje me Italinë, u zbuluan 2.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, si dhe u arrestua poseduesi, një 23 vjeçar nga qyteti i Fierit./
Kanabis ose për të gjith ose asnjëri . E qart