Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme është e vendosur për të vazhduar luftën kundër trafikimit të personave me çdo kusht për të arritur rezultate të qëndrueshme në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Kvshtu u shpreh zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea në një deklaratë për mediat duke reaguar në lidhje me Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
“Gjetjet e raportit janë më të mirat për Shqipërinë, që kur DASH ka filluar të hartojë raporte të tilla.
Në këtë raport renditen më shumë se 22 arritje konkrete në përpjekjen e qeverisë dhe MB në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Kujtoj këtu se vendi ynë që prej vitit të kaluar, kur doli nga lista e vendeve nën vëzhgim dhe u vendos në kategorinë 2, renditet sërish në kategorinë e vendeve që kanë rritur përpjekjet për zbatimin e ligjit kundër trafikimit.
Sipas përkufizimit në kategorinë 2 vendosen: vendet që bëjnë përpjekje të rëndësishme për të përmbushur standardet minimale.
Qeveria shqiptare e gjeti renditjen e Shqipërisë në 2013 në listën e vendeve nën vëzhgim dhe arriti ta ngrejë një kategori më lart duke e nxjerrë nga kjo renditje e turpshme”, tha Gjebrea.
Sipas zv.ministres së Brendshme, gjatë qeverisjes së kaluar Shqipëria ka qenë dy herë në listën e vendeve nën vëzhgim, për të kuptuar punën e madhe që duhet bërë për të arritur rezultate të qëndrueshme.
“Ata që bërtasin sot për përmbushjen e standardeve tregojnë që më e pakta nuk kanë lexuar raportin dhe aq më tepër të njohin kriteret e klasifikimit sipas Protokollit të Palermos.
Sipas raporteve të DASH, gjatë qeverisjes së kaluar këta që sot bërtasin me deklarata politike, plot 6 herë nuk kanë përmbushur standardet minimale dhe 2 herë kanë dështuar totalisht në këtë drejtim, duke e renditur Shqipërinë në listën e vendeve në vëzhgim, ashtu siç edhe e gjetëm kur morëm detyrën.
Fakti që strukturat e Policisë kanë rritur rastet e identifikimit të viktimave të trafikimit tregon qëndrueshmëri dhe efikasitet të strukturave të Policisë.
Ky raport tregon progres në 3 shtyllat kryesore të tij: Në ndjekjen penale, Në mbështetjen e viktimave të trafikimit dhe Ndërgjegjësimin.
Në 2014, janë ndjekur penalisht 18 të pandehur, nga 3 të pandehur që ishin një vit më parë, çka do të thotë se është rritur forca goditëse kundër fenomenit të trafikimit me 6 herë më shumë.
Gjithashtu në periudhën e përfshirë në raport, është rritur me gati 5 herë, numri i vendimeve të gjykatave kundër trafikantëve në vitin 2014.
Falë punës së strukturave të Policisë dhe Koordinatorit kombëtar, në bashkëpunim me OJF dhe qytetarët, në 2014 janë identifikuar 125 viktima të mundshme të trafikimit, që do të thotë 32 % më shumë krahasuar me 2013.
Ndër gjetjet raportit, veçohen edhe ngritja e një linje telefonike falas dhe një aplikacion të lëvizshëm për qytetarët me qëllim që të raportojnë rastet e dyshuara të trafikimit. Është rritur ndërkohë numri i njësive të mbrojtjes së fëmijëve të zbatimit të ligjit dhe punëtorëve socialë në 196 në vitin 2014.
Janë vlerësuar raportimet e rregullta të bëra nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar si dhe funksionimi me efikasitet i MKR. Për herë të parë janë ofruar udhëzime në lidhje me çështjet e antitrafikut drejtuar personelit diplomatik shqiptar. Në kuadër të luftës antitrafik, qeveria ka hartuar strategjinë 2014-2017 dhe plan veprimin kombëtar për të luftuar trafikimin. Ministria e Brendshme falënderon DASH për bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër trafikimit.
Ne e konsiderojmë këtë raport si një vlerësim për arritjet e Qeverisë Shqiptare dhe njëkohësisht nxitje të mëtejshme për të bërë më shumë në drejtim të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Gjetjet e raportit janë një plan pune i shtuar për ne, të cilat do i adresojmë konkretisht në të ardhmen”, tha Gjebrea.
wm dolls ラブドールは女性に比べて本当に良いですか?知っておくべき4つの驚くべき現実
ラブドール販売 顧客産業施設ラブドール写真イッツェル-153cm | 5'0 "C-Cup-WM DOLLS
RAPORTI FLET SHQIP …. PASTRONI PARLAMENTIN NORMAL QE SKENI NE DORE ASGJE
Nga organet që u jan hequr shqiptarve .,ësht ulur numri i vdekjeve në botë.
Raporti:
http://www.state.gov/documents/organization/245365.pdf
Zonja Gjebrea, mos na permendni arritjet dhe shmangni deshtimet. DASH e thote qarte dhe prere, luftoni trafikimet! Kur ne kete afere perfshihen dhe deputete, situata behet vertete alarmante! Kembanat bien per ata qe kane veshe!