Arrestohen dy persona për vjedhjet e vilave ne Lalëz

29 Korrik 2015, 09:46Kronika TEMA

Policia arreston dy persona si te dyshuar per vjedhjet e banesave verore ne Gjirin e Lalzit te deputeteve Arben Ristani dhe Flamur Noka. Policia beri te ditur se te arrestuarit ishin prej dy ditesh me pushime ne Lalëz.

Arnold Karaj dhe Donald Vatnikaj vodhën banesat e shtetasve Arben Ristani,Flamur Noka,Petrit Maho dhe Saimir Kodra brenda Kompleksit”Lura”tek Gjiri i Lalëzit.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 28.07.2015 ku u vodhën me thyerje banesat e shtetasve Arben Ristani,Flamur Noka,Petrit Maho dhe Saimir Kodra brenda Kompleksit”Lura”tek Gjiri i Lalëzit,Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•Arnold Karaj 19 vjeç,lindur në Burrel dhe banues në Tiranë;
•Donald Vatnikaj 18 vjeç,lindur dhe banues në Tiranë.

Ndaj shtetasve të mësipërm është dokumentuar se shtetasit e mësipërm kanë qenë për 3 ditë me pushime dhe gjatë natës në Gjirin e Lalëzit brenda kompleksit “Lura” kanë vjedhur me thyerje banesat e shtetasve:

• Arben Ristani. 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë shumën prej 1000 lekë të reja dhe një cellular tip Samsung;

•Flamur Noka 44 vjeç,banues në Tiranë,ku nuk kanë marrë gjë;.

•Petrit Maho 48 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë 2 telefona celularë të markës VERTY dhe 1 telefon AIPHON 6.

•Saimir Kodra 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë 200.000 lekë dhe 1 telefon celularë të markës Samsung.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

1 komente në “Arrestohen dy persona për vjedhjet e vilave ne Lalëz”

  1. kusari i kuvendit says:

    lirojini mer keta kalamaq. Kto plehrat politikane pupullit ua kane vjedhur parate qe bene vilat, pa le te tjerat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje