Ismail Luli u vra nga 4 persona/Fillimisht u torturua, pastaj u ther në kryq

29 Korrik 2015, 13:33Kronika TEMA

Igli Meta, kohët e fundit i kishte dërguar “vazhdimisht” të dashurës Ambra mesazhe me kërcënime me vdekje ndaj Ismailit, i cili dukej fajtor në sytë e tij se kishte një flirt me të dashurën e tij.

Kjo është një nga elementet, por jo i vetmi, i cili udhëhoqi prokurorin Urbino Irene Lilliu të mendonte se vrasja ishte e paramenduar.

Në mesazhet ndaj Ambrës, Meta i shkruante “Do ta vras”, ku e kishte fjalën për Ismailin. Sakaq, Igli Meta dhe Mario Mema duket se nuk kanë qenë të vetmit pjesëmarrës në vrasjen e 17­ vjeçarit Islamil Lulli, më 19 Korrik në Pezaro.

Mediat italiane, si “Il Giornale” shkruajnë duke cituar ekspertët mjeko­ligjorë të cilët thuhet se janë të sigurtë se krimi është kryer nga të paktën 4 persona.

Pas zbulimit të kurthit që ishte ngritur përmes SMS ­së së Ambrës, të dashurës së Igli Metës, hetuesit kanë rindërtuar skemën e vrasjes.

Sipas tyre, katër të rinjtë që morën pjesë në vrasjen e Ismail Lullit, fillimisht e kanë tortuar 17­-vjeçarin e më pas e kanë futur në makinën e Igli Metës dhe pasi kanë mbërritur në kodrën e San Martinos në Selvanera, e ulën para një kryqi dhe e lidhën që Ismaili të mos binte për shkak të pafuqisë fizike. /Dita/

3 komente në “Ismail Luli u vra nga 4 persona/Fillimisht u torturua, pastaj u ther në kryq”

  1. Spartaku says:

    Keta kriminel te varen ne mes te Tiranes.

  2. ERDI says:

    ISIS ISIS ISLAMIK MJEKROSHAT KETA THERIN VRASIN KESHTU E KANE KETE LLOJ VRASJE KJO TREGON QE KEMBANAT E ALARMIT KA KOHE QE KANE RENE SHQIPERI SIDOMOS KOSOVE E CILA PO PUSHTON DHE SHQIPERINE
    MEDIA ITALIANE THOSHTE SE KETA ISHIN SI ISLAMIKET E ISIS ME PRERJE KOKE
    NESER DO JEMI VONE DHE FEMIJET TANE DO E PAGUJANE NGA KETA MUSLIMAN ISLAMIK CDO NJERI QE I THOT VETES SHQIPTAR DUHET URGJENT TE DISTANCOHET NGA SHQIPFOLSIT KOSOVAROARABISLAMIK MUSLIMAN QE SJANE SHQIPTAR.SHQIPTAR MUSLIMAN NUK KA .

  3. Tema says:

    Mimi kodheli duhet ta ngre problemin në samitet e nato-s për çdo rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje