Një 19-vjeçare ka gjetur vdekjen pas një sherri me bashkëshortin e saj.
Sipas burimeve policore, mësohet se gjatë një zënke bashkëshorti ka shtyrë 19 vjecaren, e cila ka rënë në tokë, dhe nga goditja ka humbur jetën.
Specialistët për Krimet e Rënda kanë arrestuar 22-vjeçarin Thoma Hajdini, banues në fshatin Levan, të Fierit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se në afërsi të banesës ku jetonin, pas debateve që kanë pasur, 22-vjeçari e ka shtyrë gruan e tij, e cila pas rënies në tokë ka gjetur vdekjen. Viktima është shtetasja me iniciale F. Sh, 19 vjeçe.
Nga veprimet e kryera kjo shtetase rezulton të ketë një hematomë në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”
Fieraket paskan qene populli me bastard ,femrat qe kane shkuar ne Itali jane te gjitha prostituta .
Hemoragji cerebrale me hematom (gjaku në tru)