Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me efektivat e Drejorinë së Policisë së Qarkut Shkodër kanë parandaluar një vrasje duke ndërhyrë në momentet kur shtetasi Osman Malja vjeç 21 nga Shkodra, po tentonte të vriste me armë kallashnikov një shtetas tjetër në afërsi të spitalit rajonal.
Ai mbahej nën vëzhgim prej disa kohesh pasi policia kishte te dhena per pregatitjen e nje akti kriminal.
Sot gjatë ndërhyrjes për neutralizimit e autorit, forcat e policisë janë përplasur me armë me të dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën Osman Malja.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motorr.
Ky shtetas është me precedent penal i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe për vjedhje.
Se dim se si do ishte më mirë.