Policia shmang një vrasje, arreston autorin e dyshuar

29 Korrik 2015, 14:59Kronika TEMA

Policia e Shkodrës ka arritur të shmangë një vrasje në qendër të qytetit.

Burime policore bënë të ditur se ishte ndërhyrja e menjëhershme e patrullave të policisë që ka parandaluar krimin e rëndë, ndërsa u sekuestrua njv armë zjarri tip kallashnikov dhe një motor.

Sipas policisë, 21 vjecari Osman Malja, po tentonte të vriste me armë kallashnikov një shtetas në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa raportohet se i riu ishte prej shumë kohësh nën vëshgimin e policisë pasi këta të fundit kishin marrë informacion se ai kishte përgatitur një akt kriminal.

Policia po heton edhe në pistën e  vrasjes me pagesë.

1 komente në “Policia shmang një vrasje, arreston autorin e dyshuar”

  1. Tema says:

    Meriton dekorat nga ministri tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje