Arben Frroku kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

29 Korrik 2015, 15:47Kronika TEMA

Arben Frroku, biznesmeni i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj, vijon betejën ligjore për të marr pafajësi në Gjykatën e Lartë.

Avokatët e të pandehurit Arben Frroku, kanë dorëzuar brenda afatit, kërkesën për rekurs pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që e shpalli të pandehurin Frroku, fajtor për vrasjen e të ndjerit, komisar Dritan Lamajt, në shkurt të 2013.

Shorti për të përcaktuar trupën gjyqësore në Gjykatën e Lartë që do të shqyrtojë këtë rekus, pritet të hidhet në shtator.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Arben Frrokun, që akuzohet për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

Kjo gjykatë ka rrëzuar kështu vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Arben Frroku nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

1 komente në “Arben Frroku kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje