Një 25 vjecar humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor , ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Bënçë, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Sipas policisë, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Alfred Muçodemi si dhe janë plagosur dy shtetasit L.D, 32 vjeç dhe A.P, 40 vjeç.
“Ngjarja ka ndodhur më datën 30 korrik 2015 rreth orës 04:55 ku automjeti tip “Reno” me targë AA634HD ka dalë nga rruga”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të plagosurit janë trasportuar për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Hakerat i kan manipulu timonin frenat shpejtsin.