Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson gjetjet e Raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, për trafikimin e personave, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Sipas Avokatit të Popullit mbetet shqetësues fakti që ende Shqipëria eshte një vend burimi dhe destinacioni të trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar.
“Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë nga institucionet shtetërore, mbetet shqetësues fakti i konstatuar në këtë raport për rritjen e numrit të fëmijëve (kryesisht nga komuniteti rom) të cilët i nënshtrohen lypjes dhe formave të tjera të shfrytëzimit në punë, si brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në reagimin e AP.
Më tej Avokati i Popullit deklaron se ky fakt është konstatuar dhe adresuar në mënyrë të përsëritur nga ky institucion drejtuar institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar marrjen e masave për ngritjen e mekanizmave eficientë për zbatimin e legjislacionit dhe strategjive ekzistuese, si dhe forcimin e Njësive për mbrojtjen e fëmijëve në të gjithë territorin e Shqipërisë.
“Avokati i Popullit në mënyrë të vazhdueshme ka ndërmarrë fushata monitoruese për fëmijët që shfrytëzohen për lypje në rrugë ose punë të tjera detyruese. Shfrytëzimi i fëmijëve për punë dhe fëmijëve në rrugë si forma të shfrytëzimit përbën një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”, shprehet AP.
Ndërkohë Institucioni i Avokatit të Popullit po analizon me kujdes të gjitha gjetjet në këtë raport me qëllim për të parë detyrat si institucion dhe në mënyrë të veçantë për monitorimin e strukturave shtetërore, të cilat kanë si detyrim ligjor të parandalojnë dhe të luftojnë këtë fenomen.
“Trafikimi i qenieve njerëzore sot përbën shkeljen më të rëndë dhe më të egër të të drejtave të njeriut. Grupet më të dobëta dhe më të varfra janë sot viktimat e trafikimit, të kësaj skllavërie moderne. Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa ligjore me qëllim për të parandaluar këtë fenomen, për të mbrojtur grupet e dobëta, si dhe për të ndjekur penalisht të gjithë ata që kryejnë këto vepra penale të dënueshme nga ligji”, përfundon deklarata e Avokatit të Popullit.<
GARANTUAR 3% KREDI OFERTA
A keni nevojë për kredi për biznesin tuaj, ose keni nevojë për të holla për të filluar ose zgjeruar kompaninë tuaj dhe të përmbushin ëndrrat tuaja Kontaktoni me ne sot ([email protected])
Informacioni Huamarrësit
Emri i plotë: ………………..
Vendi: ………..
Sex: ………………….
Moshë: ………………………
profesion: ……………….
Personale Telefoni No: ………..
Shuma e kredisë ……..
Kohëzgjatja e kredisë: …………………..
A keni aplikuar më parë? ……………..
faqe ku ju pa referohem ………………………….
“Kënaqësinë e juaj është krenaria jonë”
të fala
mr Dieter…
GARANTUAR 3% KREDI OFERTA
A keni nevojë për kredi për biznesin tuaj, ose keni nevojë për të holla për të filluar ose zgjeruar kompaninë tuaj dhe të përmbushin ëndrrat tuaja Kontaktoni me ne sot ([email protected])
Informacioni Huamarrësit
Emri i plotë: ………………..
Vendi: ………..
Sex: ………………….
Moshë: ………………………
profesion: ……………….
Personale Telefoni No: ………..
Shuma e kredisë ……..
Kohëzgjatja e kredisë: …………………..
A keni aplikuar më parë? ……………..
faqe ku ju pa referohem …………………..
“Kënaqësinë e juaj është krenaria jonë”
të fala
mr Dieter…
Pse nuk na flet pak per KORRUPSIONIN e gruas tende te ndyre, o Avokat i Djallit?
O Daniel, o trim me flete qe s’ta mban te thuash as kush je: po kush ia var shpifjeve te tua o mi kanalesh ?
Nga nje ish koleg i yti
Traffiku pengohet shume thjesht’me liberalizimin e visage! Pra ketu kuptoni se kriminaliteti edhe traffiku pasurojne ambasadat e huaja,edhe qe faktori kryesor Jane keto ambasada me vizat qe vene per shqiptaret: ka me qindra studime qe e Kane demonstrue kete edhe ambasadat e dine fort mire-
Traffiku existon vetem se nuk ke mundesi ndryshe me shkue n’evrope e duhet te kalojsh neper traffikantet,ne vend se me kaluar tek ambasada! Po keshtu mashtrohen traffikantet,vajzat behen pré e exploitimit se nuk va japindokumentat edhe i sklaverojne pastaj neper evrope…
Evropa ka bâ nje qind e nje mije studime qe te gjithe e Kane evidentuar kete lidhje me vizat e traffikimin,po bene sikur nuk e di e vjen e na bene moral, kur ne fakt vete eshte faktori kryesor edhe na vetem Shtetin e ke saj politik répressive shohim sepse kjo politik pasuron e fuqizon kriminelete e varferon popullin e thejsht!
Stop vizave ne qofte se doni reduktim te trafikeqe me njerezet!