Nuk kam dashur të vras bashkëshorten, gjithcka ishte aksidentale.
Eshtë kjo dëshmia që ka dhënë para policisë 22 vjecari nga Fieri Thoma Hajdini, i arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij 19 vjecare.
22 vjecari ka shpjeguar se ka debatuar me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë dhe më pas e ka shtyrë atë, veprim që ka shkaktuar pëplasjen e 19 vjecares në tokë, duke i shkaktuar vdekjen.
“Në një moment e shtyva me forcë, ajo përplasi kokën në beton dhe kjo rezultoi fatale për të.
Nuk kisha qëllim ta vrisja, pasi ishte nëna e dy fëmijëve të mi, por gjithçka ishtë një aksident”, ka shpjeguar 22 vjecari.
19-vjeçarja nga Levani i Fierit ndërroi jetë pas plagëve të marra në kokë. Sipas të afërmeve të saj ajo është dhunuar nga bashkëshorti në oborrin e shtëpisë.
Policia pas arrestimit të 22 vjecarit po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Të gjith martohen.