Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e "Agon-set" për heqje të sekuestros

30 Korrik 2015, 15:46Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kompanisë së Francesco Bechettit, “Agon-set”’ për heqje të masës së sekuestros.

Më 18 qershor Ministria e Financave vijoi procedurat për sekuestrimin dhe marrjen nën administrim të pasurive të kompanive të Francesco Bechettit, mes tyre edhe “Agon-set” në zbatim të vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mbi bllokimin e llogarive dhe kuotave në emër të personave të caktuar në vendimin e mësipërm, duke ju drejtuar institucioneve përgjegjëse për ekzekutimin e këtij urdhri.

Zbatimi i vendimit të gjykatës është kërkuar në prani të përfaqësuesve të shoqërisë “Agon-set” sh.p.k. Me kryerjen e ekzekutimit të vendimit të mësipërm, u mbajt procesverbali mbi evidentimin dhe marrjen në dorëzim të aseteve, i cili u firmos nga të gjithë të pranishmit, njofton ministria.

1 komente në “Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e “Agon-set” për heqje të sekuestros”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje