Arrestohet pas dy vitesh arrati shefi i kabinetit të Kserës, Kleves Bitro

30 Korrik 2015, 14:52Kronika TEMA

Policia ka  arrestuar mesditën e  sotme ish-shefin e kabinetit të Ministrisë së Punës gjatë qeverisjes Berisha, Kleves Bitro.

39 vjeçari, Bitro u arrestua pranë zonës së maternitetit në kryeqytet, ndërsa ishte shpallur në kërkim që nga tetori i vitit 2013.

Ai ishte dënuar me 10 muaj burg më 07.05.2015 për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, por ky vendim ende nuk ka marrë formë të prerë. Ndërkohë, Bitro është nën hetim për një tjetër procedim penal ndaj tij, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”.

Ndalimi i ketij shtetasi eshte kryer pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendim te dates 26.11.2014 e ka denuar kete shtetas me 2 vjet burgim per veprat penale te “Falsifikimit te dokumentave” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 143/1 te K.Penal” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyja vendimet janë marrë në vitin 2014 dhe proceset janë zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Vendime të formës së prerë

 Në dt. 26.11.2014, dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, neni 143 i Kodit Penal

 Në dt. 25.07.2014, dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim, neni 183/25 i Kodit Penal

Vendim i gjykatës së shkallës së parë (ende nuk ka marrë formë të prerë)

 Në dt. 07.05.2015, dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal

 Ndërkohë është nën hetim një tjetër procedim penal ndaj tij për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje