Qeveria do të tregohet e ashpër dhe e pa kursyer për ata që presin pyjet në mënyrë të paligjshme. Në vjeshtë do të prezantohen ndryshimet në Kodin penal, për të cilat është rënë dakord paraprakisht nga Ministritë e linjës.
Nisma u bë publike nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një aktivitet ku u prezatuan reformat dhe synimet e Inspektoriatit të Pyjeve.
“Janë me qindra qytetarët të cilët i kanë sjellë dëme mjedisit duke prerë pemët, por në total dënimet me burg ndaj tyre janë zero. Nga shtatori do të duhet të mendohen mirë para se të kryejnë këtë paligjshmëri. Kjo pasi qeveria do të amendojë Kodin Penal dhe dënimi për të gjithë personat që dëmtojnë pyjet do të jetë vetëm me burg. Aktualisht Kodi Penal parashikon dënim me gjobë ose burg për masakrat pyjore që kryhen nga dora e njeriut, por asnjë prej kundravajtësve deri me tani nuk e ka prekur qelinë”, u shpreh Tahiri.
Ministri i Brendshëm tha se lufta kundër krimit mjedisor është kthyer në prioritet për mazhorancën, në emër të së ardhmes.
“Prerja e paligjshme e pyjeve është një krim shumë i rëndë, ndoshta dhe pse shumë i heshtur për vëmendjen e elitës, vret të ardhmen e fëmijëve tanë. Vjet bëmë një memorandum bashkëpunimi mbi të cilin Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit duhet të çonin para përgjegjësisë të gjithë ata që kërcënojnë të ardhmen e vendit tonë duke dëmtuar pyjet. Ne kemi vetëdijen e plotë për gjithçka ka ndodhur në këto vite më shumë se në 2 dekada me lloj-lloj kriminelësh që kanë shëmtuar thuajse në mënyrë të pariparueshme vendin tonë duke masakruar pyjet. Për ta zhbërë këtë masakër duhet t’i rrimë ditë për ditë pas punës, për të siguruar fondin tonë pyjor”, theksoi Ministri i Brendshëm.
Ministri Tahiri nuk i kurseu sërisht akuzat për gjyqësorin, në shumë raste i bërë palë me abuzuesit në shkatërrimin e pyjeve.
“Në të gjitha rastet për shkak të korrupsionit, paaftësisë ose mungesës së vetëdijes nga sistemi i drejtësisë, ata që arrestohen nga policia për prerjen e drunjve nuk bëjnë burg”, evidentoi Tahiri.
Nga ana tjetër, Inspektoriati ka nisur një projekt në Tiranë e Shkodër, duke vendosur kamera-spihune të vendosura në pika kyçe, të cilat raportojnë abuzuesit me pyjet.
Ësht shtet malor vëndi yn.(fëmijët dhe moshat e vjetra rrezikojn hipertermi.
Jo burg,zoti minister,se burgu mbetet vetem kosto mbi parane publike shqiptare,,,,,une mendoj se ketij kobi shkaterrues I vihet fre vetem me konfiskim,deri ne kanatjere,dhe nxjerrje ne rruge te madhe.
Mendoj se kontrolli ekzigjent mbi territorin eshte po aq ekzistencial,per Shqiperine dhe ardhmerine e saj, sa edhe reforma fundamentale e drejtesise.
Po kur vdesin foshnjat nga ftohti, kush duhet te shkoj burg tahiro?
?
ne vet kerkuam kete sistem, bazuar mbi pronen private, shkurt kapitalizem ku secili ti dali vet zot vetes dhe femijeve. cfare pret ti o zoteri te ti ushqej Tahiri femijet? Po a edi se eshte bere kerdija me prerje te pa kontrolluara dhe shume shpejt vertet ai femija do ngelet pa ngrohje sepse prerjet pa kontroll bejne qe te zhduken filizat dhe fidanet per pyjet e ardhshme?!
Po shyqyr o zot qe iu ra nder mendje. Vecse kur ti fusni ne burg celsin e qelise ta hidhni ne det
Mos ngateroni rolin e detyres suaj Saimir Tahiri! Eshte Ministria e Drejtesise dhe ndoshta me votebesimin e parlamentit qe percaktojne ndryshimet ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise!
Ne qoftese ligji per denimin me burg egziston ne Kodin Penal per ata qe shkaterrojne pyjet dhe kjo gje nuk ka ndodhur per arsye te nje gjyqesori te korruptuar, atehere detyra Juaj eshte te grumbulloni faktet dhe ti dergoni ato para Drejtesise!
Drejtesia percakton fajesine zoti minister dhe jo Ju!
epo tahir bakllavaja nuk mendon me gjate mer aaaaaaaaa,eshte klysh komunist
A do te kete pyje deri ne Shtator ?
Inshallah! shpeton pa u prere ndonje peme, te pakten te kete arsye per zbatimin e ndryshimeve te enderuara nga m.Tahiri ne ligjshmerine e ruajtjes dhe sherbimeve te pyjeve.
Inshallah!
SHUM E DREJTE,,POR PARA BURGUT,,,INSPEKTIM PASURIE,,,DHE SEKUESTRIM PASURIE,,,DHE DICKA TJETER,,, REFORMA NE GJYKATE,,,SE NDRYSHE KETA NUK BEJNE ASNJE DIT BURG ME GJYKATES TE KORRUPTUAR,,,,
Tani arritem ne nivelin e Enver Hoxhes,kur do bejme perpara dhe kur do “vemi ne Europe”?
Do te ishte shume bukur te riktheheshin disa nga “traditat e vjetra”, ku cdo shkolle e mesme te bente si pune praktike pyllezimin e zonave publike cdo vit. Edhe brezi i ri meson te jete i dobishem dhe te respektoje natyren dhe njekoheshisht shtohet gjelberimi.
Bravo burg burg burg dhe vetem teater,mos pyesni njeri sec duhet bere po vini drejtore 20 vjecare njerez qe nuk dine te shkruajne apo me keq qe kane hyre vetem per te vjedh dhe teatri vazhdon