Arrest me burg postierit/Vodhi pensionet e 50 pensionistëve

31 Korrik 2015, 17:50Kronika TEMA

Arrest me burg ishte masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Beratit ndaj një postieri në këtë qytet, pasi akuzohet se ka përvetësuar pensionet e 50 të moshuarve për muajin qershor.

Masa e sigurisë ndaj Klodian Xhaferraju vendos pas kërkesës së Prokurorisë.

Nga hetimi , nisur në bazë të kallëzimit të filialit të Posta Shqiptare Berat, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjësi i postës, në funksion të pozicionit të tij, ka pasur për detyrë të shpërndajë pensionet për muajin Qershor 2015.

Por, ka rezultuar se shuma prej rreth 500 mijë lekë të reja nuk ka shkuar në destinacion, pra tek pensionistët.

I akuzuari është pyetur fillimisht nga prokuroria për këtë rast dhe ka pranuar se ka tërhequr shumat e parave për pensione në datat 18-19 qershor 2015.

Por, lidhur me faktin se këto para nuk janë shpërndarë, ai ka nxjerrë justifikime të ndryshme, të cilat nuk konsiderohen të besueshme për organin e prokurorisë.

Në këto kushte, Prokuroria e Beratit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, si person i dyshuar për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e Beratit.

3 komente në “Arrest me burg postierit/Vodhi pensionet e 50 pensionistëve”

  1. Kriminelet
    nen hije
    te shtetit
    grabitin
    e kuvendojne,
    pika qe su bie
    se nga hajutet
    e vegjel
    rrojne.

  2. tfgs says:

    perseri nje hajdut,perseri nje sunit shqipfoles………….

  3. Tema says:

    Pensionist të qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje