Ekstradohet nga Berlini drejt Shqipërisë shtetasi Dritan Brisku, 44 vjec banues në Kuçovë-Berat.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.922, datë 20.10.2014, e ka dënuar shtetasin Dritan BRISKU, me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Heqje e paligjshme e lirisë së personit“, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
“Më date 20.03.2013, pas nje marrëveshje për trasportimin e një sasie të madhe parash britanike (Paund) nga Londra për Tiranë, midis shtetasit Dritan Brisku, me drejtuesin e mjetit E. M., i cili në shkëmbim të shumës prej 6.000 Euro dhe makinës që do ta kalonte në pronesinë e tij pasi të sillte në destinacion, ngarkesën në Tiranë, u akuzua nga Dritan Brisku dhe shokët e tij se shtetasi E.M, i kishte përvetësuar nje sasi të madhe valute në Paund.
Si masë shtrënguese për të nxjere të vërtetën ata e kanë marë këte të fundit dhe e kanë dhunuar për t`i kthyer paratë e dhëna, ku si rezultat shtetasi E.M, ka përfunduar pa ndjenja në shtëpinë e këtyre të fundit në rrugën Komuna e Parisit, Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani në datën 10.06.2015, shtetasi Dritan Brisku, është arrestuar në Gjermani, nga autoritetet policore gjermane me qëllim ekstradimi në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Ka rënë në sefda gjermania me ne.