Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim Altin Sulkun e akuzuar për vrasjen e ish-vjehrrit të tij, Lutfi Xhaferri dhe plagosjen e ish-vjehrrës, Naime Xhaferri. Ngjarja u shënua më 17 maj 2015 në Kashar të Tiranës.
Sipas deklarimeve të dëshmitares okulare, të të dëmtuarës Naime Xhaferri, mëngjesin e 17 majit Altin Sulku u ka dalë para bashkëshortëve Xhaferri, ish-vjehrrëve të tyre, dhe u ka thënë: “Ju më keni qëlluar mbrëmë në darkë me armë te shtëpia”.
Pavarësisht se kjo akuzë është hedhur poshtë menjëherë nga shtetasi Lutfi Xhaferri, i pandehuri ka qëlluar menjëherë me automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, raporton Ora News.
Në këtë moment, shtetasja Naime Xhaferri ka tentuar t’i marrë armën, por është goditur me plumb në dorë. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar disa orë më vonë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Po ashtu, është dërguar për gjykim edhe babai i Altin Sulku, shtetasi Skënder Sulku, i akuzuar për “armëmbajtje pa leje”, pasi gjatë kontrollit policor për arrestimin e të birit për krimin e kryer, në shtëpinë e tij janë gjetur 170 plumba automatiku.
Hetimi për të pandehurit, i cili është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Sulkun dhe “detyrim paraqitje” për babanë e tij.
Cer bohet kshu mer jahu? Shef tjetri enderr se e ka gjujt vjehrri me arme ke shpia dhe del e vret! Sa shume njerez me bisht paskemi pas ne mes tone!
Sa-leh
Te dhjefsha shtepine
Ngaterrove
Shqiperine.
Nuk guxonte
Katunari
Te perdorte
Arme zjarri.
Nuk guxonte
Nje shqiptar
Te qellonte
Per te vrar.
(S’)Po vjen dita
Pa nje e dy
Te te vrasin
Edhe ty.
Ja ka sjell në maj të hundës.