U kap me 18 kallëpe C4 në Vlorë, Prokuroria çon për gjykim Kastriot Prengën

1 Gusht 2015, 18:22Kronika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Kastriot Prenga, i arrestuar një vit më parë për trafikim të lëndëve plasëse.

38-vjeçari u arrestua me 1 dhjetor 2014 në Vlorë,sapo kishte zbritur nga autobusi i linjës Durrës-Vlorë. Atij iu gjetën dhe kapën në flagrancë 18 kallëpe lëndë plasëse C4, të fshehura në një valixhe.

Hetimi i organit të akuzës ndaj  Prengës  ka nisur në bazë të informacioneve të referuara nga ana e Policisë së Shtetit, e cila kishte siguruar në mënyrë operative informacione se i pandehuri Prenga, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, kryente trafikim të lëndëve plasëse, kundrejt pagesave të ndryshme.

Në kuadër të këtij hetimi, si edhe për të provuar faktin kriminal, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda u lejua veprimi hetimor i blerjes së stimuluar.

Në zbatim të planit hetimor, oficerë të policisë gjyqësore realizuan blerje të stimuluar të lëndëve plasëse C4 tek ky i pandehur dy herë, përkatësisht në dt. 30.11.2014 dhe 01.12.2014.

Sasia e e blerë në mënyrë të stimuluar ka qenë e vogël dhe u ka shërbyer autoriteteve hetimore të krijonin bindjen e plotë se ky shtetas konsumonte veprën penale të trafikimit të lëndëve plasëse.

Pasi është realizuar blerja e dytë stimuluese (në dt. 01.102.2014), ky shtetas është larguar dhe është mbajtur nën mbikëqyrje nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Në vijim të ndjekjes, ai është arrestuar në flagrancë dhe iu gjetën 18 kallëpe lëndë plasëse C4, të cilën ishte nisur për ta shitur në qytetin e Vlorës.

Prokuroria bën me dije se nga hetimet nuk u provua se shtetasi Kastriot Prenga e ka kryer vepren penale ne bashkepunim me persona te tjere, por rezulton qarte se vepren penale te “Trafikimit te lendeve plasese, djegese, helmuese dhe radioaktive,” ai e ka kryer me shume se nje here dhe me konkretisht ne datat 30.11.2014 dhe 01.12.2014

Ne keto kushte provohet se i pandehuri Kastriot Prenga ka konsumuar elemente te veprave penale te “Trafikimit te lendeve plasese, djegese, helmuese dhe radioaktive,” me shume se nje here.

Vete i pandehuri e ka pranuar pjeserisht akuzen duke treguar edhe pendim per kryerjen e saj.

1 komente në “U kap me 18 kallëpe C4 në Vlorë, Prokuroria çon për gjykim Kastriot Prengën”

  1. Tema says:

    Budalla ose i çmëndur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje