Mediat greke vijojnë të publikojnë fakte tronditëse mbi vrasjen barbare të 21 vjecarit shqiptar Daniel Xhafa në Greqi.
“Topnews. gr” shkruan se nga raporti mjekoligjor, i riu ishte rrahur për vdekje, çka i solli shumë thyerje kockash, në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit të tij.
Por sipas mediave, brutaliteti i agresorit, vazhdoi edhe pas vdekjes së 21-vjeçarit, trupi pajetë i të cilit u zvarrit pranë një lumi, ku u lye me lëndë djegëse dhe iu vu flaka.
Viktima u gjet gjysmë i djegur, nga një bari i zonës, edhe ai shqiptar.
Qëllimi i autorit ishte fshehja e çdo gjurme, jo vetëm të tij, por edhe viktima të mos identifikohej dot pas krimit. Shkak i ngjarjes dyshohet xhelozia për një lidhje dashurie mes viktimës dhe bashkëshortes së autorit të krimit.
Kjo lidhje kishte gati 2 vjet, sipas familjarëve të Daniel Xhafës. Ndonëse ky i fundit donte që të shkëputej, ishte 25-vjeçarja nga Korça, e cila nuk e linte.
Ajo është nënë e 3 fëmijëve dhe megjithëse jetonte në Greqi me burrin dhe fëmijët, kishte pranuar që të lidhej me 21- vjeçarin nga Fieri.
Në një intervistë të dhënë pas ngjarjes nga kushëriri i parë i viktimës, Danieli kishte tentuar disa herë që të mos e takonte më të dashurën e martuar, por ajo nuk e linte. Madje, disa herë kishte sajuar arsye të ndryshme që të mund ta takonte. Vetëm 4 ditë para se të zhdukej, viktima kishte marrë një telefonatë nga numri i të dashurës, por që në fakt ishte i shoqi.
Ai i kishte kërkuar llogari se kush ishte, por 21-vjeçari e kishte shmangur, duke i thënë se nuk kishte njohje dhe kishte gabuar numër.
Në fakt, kjo ishte vetëm parathënia e krimit që ngjau më vonë. Mendohet se një mesazh i shkruar nga numri i të dashurës të ishte kurthi për të nxjerrë në mesnatë në pritë Daniel Xhafën.
malaxia plironetai…………..
Të mbyllet ambasada me grekët e turqis.