Sazani, destinacioni turistik i verës/ Dikur i ndaluar, vizitohet nga vendas e të huaj

2 Gusht 2015, 15:11Kronika TEMA
Sazani, destinacioni turistik i verës/ Dikur i ndaluar, vizitohet nga

This April 14, 2015 photo shows a view of the small harbor on Sazan Island, 140 kilometers (85 miles) southwest of Albania’s capital Tirana. The government plans to change the island, a former military area for decades, into an attraction, to boost tourism in the country. (AP Photo/Hektor Pustina)

Ishulli i Sazanit është hapur që prej një jave për turistët. Qindra qytetarë vlonjatë, por edhe pushues të tjerë kanë vizituar këtë ishull, i cili prej shumë vitesh ka qenë zonë e ndaluar.

Mjete të shumta detare ankorohen çdo ditë në molin e ishullit, për të vizituar më pas zona të ndryshme të tij. Vizitorët shoqërohen nga dy udhërrëfyes, të cilët u shpjegojnë sidomos turistëve të huaj pak nga historia e godinave ushtarake, rrënojave e mjeteve lundruese të asaj kohe, të cilat ndodhen në det.

Vizitorët shprehen se nuk mjafton kaq, por pas hapjes së këtij destinacioni të ri turistik edhe duhet investuar. Projekti për ishullin është prezantuar më herët nga kryeministri Rama, si një nga risitë e këtij sezoni turistik.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare u shpreh se, ky ishull do të shërbejë vetëm për t’u vizituar nga pushuesit.

“Hapja e Sazanit ka një vit që është konceptuar, së bashku me agjencinë partnere franceze, dhe ky koncept i është prezantuar qeverisë, e cila ka dhënë miratimin për ta hapur tashmë ishullin e Sazanit, një ishull tradicionalisht i mbyllur, misterioz dhe ushtarak. Në të gjithë historinë e tij është përdorur nga ushtria dhe për herë të parë këtë vit kemi mundësinë që vizitorët dhe qytetarët e lirë shqiptarë të mund të vijnë e ta vizitojnë, e për të parë me kuriozitetin e tyre këtë ishull tejet interesant”, është shprehur Auron Tare.

Të ardhurat nga biletat do të përdoren vetëm për ishullin e Sazanit dhe menaxhimin e zonës. Tare thotë se, po punohet për kuadrin ligjor dhe për rregulloren që është hartuar, pasi sipas tij është shumë e rëndësishme që ishulli të vetëfinancohet. Kjo do të mundësojë restaurimin e godinave, hapjen e qendrës së vizitorëve dhe krijimin e qendrës kërkimore shkencore. / Top Channel/

8 komente në “Sazani, destinacioni turistik i verës/ Dikur i ndaluar, vizitohet nga vendas e të huaj”

  1. Iii says:

    Po vizitohet nga tan shkreli dhe ledi shamko te shoqeruar nga familja dhe miq me anijen ushtarake qe duhet te bente rojen kufitare…

    1. Dedalo says:

      @lii.Ishulli po vizitohet nga te pakten 800 tusriste ne dite.

      1. elkosi11qrrrrd says:

        @Dedalo, 800 turiste nga 10 euro = 8000 euro, tani keto para kush i merr? Agjensia Franceze? Agjensia bregut te detit? Agjensia private te drejtorit te bregut? Apo ju e beni si cifutet ja jepni zotit, i hidhni ne ajer edhe zoti kap sa te munden dhe ato qe bien i mbani per vete. Bravo, po jeni dhe te mallkuar e te pamend sepse e deklaroni vete fitimin dhe vjedhjen marramendese sepse e keni mendjen per show dhe per te bere para. Hajde cvete, e me ta lumsha moj rilindje, kjo eshte lope, ja ne nje sezon ikin miliona e miliarda, ku vend i zhytur ne llum rilindjeje.

  2. Lili says:

    Po familja franko-shqiptare Sazani qe ishte pronare dikur eshte pyetur nga aurioni?

  3. Claus says:

    Si gjithmone budallalliqet alla-shqiptarce nuk kane te mbaruar.

    Se c`mund tu tregosh turisteve te huaj atje, vetem Auron Tare e di.
    Ah po, harrova, atyre “turisteve” u ishin treguar plehrat e ishullit me mencen me mure te rrenuara dhe arkat me shishe te lena si hedhurina plot phuhur, ca dhoma te ndyra te lena plot pislliqe njerezore, shkollen me bankat e shkaterruara me laboratore fizike ku vetem ligjet e Njutonit kryeheshin dhe nje mori rrangallash qe Auron Tares i duken si zbulime arkeologjike te periudhave te post-hekurit dhe bronxit!!!

    Kujtojne se nostalgjite e shqiptareve mund t`i kene dhe te huajt?

    Eshte gjeja me qesharake qe mund te gjendet, nje Alpazar shqiptar ku besoj se askush nuk ka interes te shohe ato hedhurina ishullore qe nuk jane vec mbetje njerezore te kohes se Hoxhes.

    Mire qe Auron Tare nuk po fton turiste te shohin Kombinatin e Tekstileve, ish-Uzinen Traktori, ish-Kombinatin Metalurgjik, superfosfatin e Lacit a Azotikun e Fierit dhe ca germadhe te tjera q evetem tullat u kane mbetur se hekurishtet jane vjedhur per skrap, si zbulime te medha arkeologjike te mijevjecareve te fundit!!!!!

    Kane gjetur tani me sebepe zbulimi duke hapur tunele ushtarake, shtepi gjethesh dhe se fundi germadhat e ishullit te Sazanit per te ofruar turiste!!!

    Alpazaret nuk mbarojne, duke mos pare qe ato Sazane i kane kudo neper Tirane, neper Shqiperi, neper qytete dhe fshatra duke mos shkuar dhe aq larg, por vetem duke pare Piramiden ne mes te Tiranes.

    Asnje te huaji nuk i kercet as per bazen e Vlores, as per shtepine e gjetheve, as per Sazan dhe as per tunele.
    Ato nuk mund ti shiten turistit te huaj.

    Mund te gjesh ndonje shqiptar te genjehet nga ato, se nostaligjia per Enver Hoxhen nuk ka fund, por te marresh te huaj dhe te pretendosh per financim ishulli ne ate cope shkembi plot hedhurina, vetem Rames e Co. u shkon mendja.

    Hajde tusiste, paguaj, per te pare nje grumbull shishesh te ndyra, arkash prej druri, pjatash te palara, ene ku gatuhej grosha e ushtarit, per te mos shkuar me tej!!!!

    Po ndonje WC e braktisur a u gjet per tu pare?

  4. elkosi11qrrrr says:

    Po ky Kauron Kare cfare eshte??? Biznesmen apo punonjes shteti? A ndodh ne ndonje vend ne Afrike, se ne Europe dhe ne perendin nuk ben vaki qe drejtori i institucioni publik me anijet publike dergon turiste ne nje ishull dhe me pas parate i fut ne xhep, dhe kur te shkaterrohet Ishulli i sazanit, ai do te jete prape ne Amerike ose ne opozite per te na treguar se te tjeret po demtojne Shqiperine. A jeni ne vete ore maskarenj, ore te pacipe, ku jeni more te poshter qe kerkoni kasa ne cdo biznes dhe diten per diell me vule e firme te titullarve te isntitucioneve beni pazare e informalitet. Kush eshte kjo agjensia Franceze, kushe eshte misini i saj, a ka bilanc ajo? A mbyll bilanc? Kush eshte auron tare? Ai i agjensise apo ai qe punon per firnmen e tij?? Kush i arketon leket? Ku depozitohen keto para? Pse duhet te beni deme te tilla more matrapaze.Kush ka bythe te dale privat e te prese kuponin, e te paguaje taksat deri me nje, kush nuk ka bythe le te punoje ne shtet e te mjaftohet me ate rroge qe i ka caktuar shteti. Boll ore horra, boll kush do me be leke te investoje, te paguaj taksa e te dale privat. Jeni te pacipe i keni hipur ketij mileti ne kurriz e po e derrmoni nga te kater anet, e keni lene ne dore te hienave, atyre te drejtesise nga nje ane dhe horrave te rrugeve nga krahu tjeter. Kjo eshte shkerdhatokraci, kjo nuk eshte asgje me shume e as me pak rilindja e te pabuksve qe lypnin deri ne 2013 dhe sot po na behen zengjine. Kjo eshte rilindja e mashtruesve te cilet premtuan drejtesi per 21 janarin, Gerdecin dhe koncesionet, rrugen e kombit e te gjitha krimet qe i jane bere ketij vendi. Edi rama bashke me Meten mblidhni mendjen per pune ose ne te kundert, merrni fatos nano, pandeli makjko, sali berishe e lul bashe e zhdukuni nga syte kembet, e mos ju a degjojme me emrin, sa me larg ju aq me mire do te behet ky vend.

  5. zoro. vlonjati says:

    politikan vampira shqiptare ajde rasti i mire per te ndertuar pallate 20 kac se vetem ato dini te beni . mbusheni sazanin me kosovare dhe kuksian. beni ndonje lungo gomare alla sqiptarce dhe kq.

  6. Tema says:

    Do shkoj numri i turistëve në 55 milion (së shpejti)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje