Bashkia nis pastrimin e Tiranës, gjenden 4 qese me fishekë në një pusetë afër Brrylit  

3 Gusht 2015, 12:15Kronika TEMA

 

Pas aksionit të pastrimit të nisur sot në 7 të mëngjesit nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, punonjësit e pastrimit kanë gjetur 4 qese me fishekë kallashnikovi.

Qeset me municione janë gjendur në një pusetë pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë, teksa punonjësit e pastrimit ishin futur në to për t’i pastruar në kuadër të “luftës kundër zhulit” të nisur mëngjesin e sotëm nga Bashkia e Tiranës.

Menjëherë për këtë ngjarje punonjësit kanë njoftuar uniformat blu.

Por, ndërsa policia ka nisur hetimin, rasti në fjalë është një tregues i qartë se sa kohë kanë pusetat e Tiranës pa u pastruar.

Ndaj nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim, si pasojë e këtij aksioni, nga kazanët e pusetat e Tiranës, të dalin edhe plotë “xhevahire” të tjera.

1 komente në “Bashkia nis pastrimin e Tiranës, gjenden 4 qese me fishekë në një pusetë afër Brrylit  ”

  1. specialisti says:

    Ne base te kerkesave dhe Standartit te qytetit te Torontos, pastrimi i pusetave behet ne menyre te detyrueshme 2 here ne vit dhe para cdo parashikimi per reshje shiu ne me shume se 10 mm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje